Albachat, Zemra, Muzik Shqip, Humor Shqip, Zemra Chat, Horoskopi Vjetor, Tregime Dashurie, Muzik Shqip, Filma Shqip, Mp3 Shqip, Radio Zemra, Poezi Dashurie, Sms Dashurie, Horoskop Shqip, Barcoleta , Kuriozitete , Forum Shqip, Tregime Erotike, Tregime Seksi, Barcoleta 18+, Lajme Shqip, Edukata Seksuale, Teknologjia, Maqedonia, Kosova, Shqiperia, Shqip Chat, Albanian Chat, Foto Galeri, Fjale Te Urta, Shkarko Programe , Mp3, Muzik, Tekste Kengesh, Islami, Shendeti, Festa Islame, Lajme Sportive!

Jankullovska fyen, deputetët shqiptarë heshtin

29

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska edhe sot shpëtoi nga llogaridhënia për ofendimet që dëgjohet duke ua bërë shqiptarëve në bisedat telefonike të publikuara nga opozita.

Asnjë deputet shqiptarë, nuk pati guxim sot t’i kërkojë sqarim për fjalët “shiptari”, “indijanci” apo “fis i egër”. Deputetët e BDI-së dhe PDSH aspak nuk prishën komoditetin e Jankullovskës, ndërsa polemizuan mes tyre për biletat e autobusëve. Deputetëve të PDSH-së të cilët të parët patën mundësi të bëjnë pyetje në seancën për pyetje të deputetëve, nuk u bëri përshtypje Jankullovska dhe u interesuan për zëvendësin e saj, Zemri Qamili, ndërsa lëshuan një sërë akuzash në drejtim të BDI-së.

“Fatkeqësisht unë kisha paramenduar një pyetje për zëvendësministrin e punëve të brendshme se për kur e ka lënë ta aktivizojë këtë legjitimitet për ti mbrojtur shqiptarët që kanë mbetur në mëshirën dhe në duart e Zotit, për shkak se ky Aliu dhe BDI-ja vazhdojnë të jenë të delirium, vazhdojnë të bëjnë jetën halucinate”, u shpreh  Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.

Por as Qamili dhe asnjë nga ministrat dhe zëvendësministrat e tjerë shqiptarë nga radhët e BDI-së, nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme parlamentare. Ndërkaq deputetët e BDI-së, ata që në shumë bomba të opozitës Jankullovska i quan indijan, sot ishin të shqetësuar me faktin që stacionet e autobusëve nuk ua bëjnë pagesën në rregull agjencive dhe transportuesve publik.

“Pse të gjitha këto mjete i mban ky sistem unifikues, të njëjtat ja çon stacioneve të autobusëve dhe ato stacione të autobusëve të gjitha këto mjete I mbajnë sikur janë të tyret dhe kur u teket ua çojnë 97.5 për qind të mjeteve agjencioneve që kanë shit bileta apo transportuesve të pasagjerëve”, deklaroi Ramiz Merko, deputet i BDI-së.

Për zhvillimet e fundit në vend, aksionet policore dhe gjendjen e sigurisë që në masë të madhe tangon shqiptarët, u interesua vetëm se deputetja e pavarur Roza Tupuzova Kareska, por edhe ajo nuk mori asnjë përgjigje konkrete.

Comments are closed.