VIP

Shkurte Fejza me 3 këngë të reja

Këngëtarja Shkurte Fejza ka muaj që po punon intensivisht për projekte të reja. Ajo gjatë këtij fundviti do të sjellë tri këngë të reja për adhuruesit e saj me të cilat do të prezantohet edhe në programet e Vitit të Ri.

Sipas Shkurtës, këngët do të jenë të stilit të saj, njëra prej tyre do të lansohet edhe me videoklip. “Jam në përgatitje të projekteve të reja, kam vendosur që në programet e Vitit të Ri të prezantohem me tri këngë të reja dhe një videoklip.
Uroj që publiku t’i mirëpresë këto këngë”, ka thënë ajo për “Zëri”. Përveç këngëve Shkurta është duke përgatitur edhe emisionin e saj festiv “Rrënjët tona” që do të jetë pak më ndryshe dhe më i veçantë. “Emisioni ‘Rrënjët tona’ që do të shfaqet për festat e fundvitit do të jetë më special, mirëpo për më shumë çdo gjë rreth saj le të mbetet surprizë”, përfundoi ajo.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button