VIP

Shpat Kasapi kapet në shoqërim të bukuroshes zeshkane në një nga kafet e Shkupit (FOTO)

Prej disa ditësh, në media po përflitet për lidhjen e re të këngëtarit Shpat Kasapi, i cili prej kohësh nuk ishte bërë pjesë e thashethemeve rozë.

Ai u fotografua me një bukuroshe zeshkane në një nga baret e Shkupit, ku po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit.

Persona të afërt pranë dyshes treguan se ata prej një viti kanë nisur një romancë, të cilën duket se s’kanë ndërmend ta fshehin më nga sytë e botës.

“Shpati ka më shumë se një vit i lidhur. Vajza quhet Selvije dhe në të kaluarën ka pasur një sallon bukurie të sajin. Njihet gjerësisht për punën e saj ndër vite pasi ka punuar me fytyra publike në Maqedoni”- kanë treguar për “Prive” burime pranë çiftit.

Madje, duket se për çiftin ka ardhur momenti t’i bëjë gjërat serioze. Sipas “Panorama Plus”, burime pranë dyshes kanë treguar se Shpati po planifikon të martohet me rastin e 35-vjetorit të tij të lindjes.

Ai dhe Selvija do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre, sipas dëshirës së mamasë së këngëtarit, e cila më herët është shprehur:

“Kam një dëshirë: që Shpati vitet e ardhshme të dalë në emisionet tuaja me një nuse, dëshiroj një nuse”

Megjithatë, lajmet e martesës që po qarkullojnë së fundmi nuk janë konfirmuar ende nga vetë Shpati.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button