Gjuha

Shtëpia e Alfabetit vazhdon të përballet me probleme

alfShtëpia muze në Manastir ku 106 vite më parë u vendos për alfabetin e gjuhës shqipe vazhdon të përballet me probleme jo vetëm të mirëmbajtjes por edhe të pronësisë.

Premtime për zgjidhjen e aspekteve të shpronësimit janë dhënë edhe sot nga zyrtarët e pranishëm në konferencën shkencore me rastin e shënimit të kësaj ditë të rëndësishme për gjuhën shqipe. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi tha se dikasteri të cilit ai i takon është duke u angazhuar për shpronësimin hapësirave rreth muzeut të alfabetit si dhe për pasurimin e tij materiale nga arkivat rajonale dhe më gjerë.

“Procedura është në debat publik, para shqyrtimit të planit detal urbanistik në Manastir dhe shpresojmë se për një kohë të shkurtër, ky problem që disa vite me radhë preokupon këtë institucion të rëndësishëm, të gjendet një zgjidhje fatlume për vetë muzeun”, tha Behixhudin Shehabi, Sekretar në Ministrinë e Kulturës.

Zv/kryeministri Musa Xhaferi i pranishëm në këtë konferencë shkencore tha se dita e alfabetit së bashku me shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptarë, i dha fund rilindjes. Sipas Xhaferit, kjo frymë duhet të përcillet nëpër gjenerata.

“Besoj se është obligim i gjithë gjeneratave, që ne të zbulojmë, gjurmojmë dhe ndriçojmë në aspektin shkencorë këtë ngjarje historike, që t’ju shërbej të gjitha gjeneratave”, deklaroi Musa Xhaferi, zv. Kryeministër.

Kujtojmë se muzeu i Manastirit ka qenë disa herë caku i sulmeve nga qarqe të ndryshme, posaçërisht të atyre me bindje etnike dhe nacionale. Kongresi i Manastirit u mbajt nga 14-22 nëntor të vitit1908. Në të morën pjesë 160 delegat nga të gjitha trevat shqiptare.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Me te shikuara

Close
Close