LajmeMaqedonia

Rrëfimi për Policin Shqiptar që u Vra në Kumanovë (VIDEO)

Në mesin e 8 policëve të vrarë në konfliktin e Kumanovës ishte edhe Isamedin Osmani. Vëllai i të ndjerit ka folur ekskluzivisht për Klan Kosovën dhe ka rrëfyer detaje nga dita e ngjarjes.

Në konfliktin e armatosur që u zhvillua me 9 dhe 10 maj në Kumanovë, njëri ndër policët e vrarë ishte edhe Isamedin Osmani.
32 vjeçari ishte pjesë e Njësisë Speciale të Policisë së Maqedonisë.
Klan Kosova sjell rrëfimin ekskluziv të vëllait të të ndjerit.
Nuhi Osmani ka thënë se në ditën e 9 majit, kontakti me Isamedinin ka qenë i pamundur pas orës 17:00.
untitled

Lajmin për vrasjen e vëllait të tij Isamedinit, Nuhiut ia kanë kumtuar kolegët policë.
Familjari i policit të vrarë në Kumanovë thotë se nuk është i sigurt nëse Isamedini e dinte saktë se për ku ishte nisur me detyrë atë ditë.
Ndonëse polici shqiptar ishte në anën e policisë maqedonase, Nuhiu thotë se nuk e ka dëgjuar askënd të flasë keq dhe as ta kenë quajtur tradhtar Isamedinin, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo, në varrimin e 32 vjeçarit, nuk kishin marrë pjesë asnjëri nga përfaqësuesit e shtetit apo dikush prej liderëve të partive politike në Maqedoni – madje as ata shqiptarë.
Nuhi Osmani ka thënë se ai nuk ka qenë pjesëmarrës i UÇK-së dhe se edhe më herët kishte marrë pjesë në aksionet e forcave të rendit të Maqedonisë.
Isamedin Osmani ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij, djalin Jahjanë 6 vjeçar dhe vajzën Isranë 5 vjeçare.

Show More

Related Articles

Back to top button