VIP

Soni Malaj me pushime në Sardenja

Pasi publikoi klipin e saj më të ri “Nën lëkurën tënde”, pas një shkëputje të gjatë nga ekranet shqiptare, këngëtarja Soni Malaj ka vendosur të niset me pushime.

Do të kalojë një javë të qetë në plazhet e mrekullueshme të Sardenjës dhe bashkë me të do të jetë padyshim partneri i saj, Mirko.

Por normalisht ata nuk do të jenë vetëm të dy, bashkë me ta do të jetë edhe bebi që Soni ka në bark, sepse tashmë është konfirmuar nga vetë këngëtarja që është shtatëzënë.

Edhe pse prej një viti tashmë cifti jeton në Spanjë, ata janë “ngopur” mesa duket me bregedetin e bukur spanjoll dhe kanë vendosur që të shijojnë pak edhe nga bukuria e bregdetit të vendit të origjinës së Mirkos. Nuk e dimë nëse më pas kanë ndonjë plan për të ardhur edhe në Shqipëri dhe për të kaluar disa ditë edhe në plazhet e bregdetit tonë.

Ndërkohë një kuriozitet në lidhje me këngëtaren ka të bëjë me klipin e saj të fundit “Nën lëkurën tënde”, në të cilin këngëtarja, edhe pse nuk dukej ka qenë në muajt e parë të shtatëznisë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button