FutbollSport

Lionel Messi magjistar, Cristiano Ronaldo gjeneral

Presidenti i FIFAs, Sepp Blatter, ka gjetur kohë për të lavdëruar dyshen e yjeve të La Ligës, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messi, duke i quajtur ata si legjenda të gjalla.

“Messi ose Cristiano Ronaldo? Të dy! Ata janë të ndryshëm por të dy janë fantastik për futbollin. Cristiano dëshiron të bëhet gjeneral në fushë, t’i krijojë rregullat dhe të bërtasë këtu jam. Messi, në anën tjetër, është magjistar. Ata të dy janë legjenda të gjalla të futbollit”, ka thënë Blatter për Marca.

Presidenti i FIFAs më pas ka gjetur kohë të lavdërojë edhe trajnerët si Jose Mourinho, Alex Ferguson, Arsene Wenger dhe Pep Guardiola.

“Mourinho është një prej gjigantëve të futbollit. Është mirë për sportin të kesh emra të mëdhenj si Mourinho, Ferguson, Wenger, Guardiola. Secili ka stilin dhe karizmin e tij. Ata nuk qëndrojnë në karrige të dëshpëruar dhe të qetë”, ka thënë zvicerani.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button