KosovaLajmePolitika

Hashim Thaçi shpalli fitoren e PDK-sëhaci

Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Nën brohoritjen e simpatizuesve, kreu i kësaj partie, Hashim Thaçi, foli për fitoren e PDK-së.

“Ne nuk fituam kundër askujt, ne fituam për Kosovën. Sot foli Kosova evropiane, sot foli Kosova euro-atlantike. Kosova foli qartë dhe njëzëri… Ne kemi bërë shumë, kemi për të bërë edhe më shumë si demokratë të Kosovës”, theksoi Thaçi.

Sipas Thacit, PDK-ja ka shënuar fitore të thellë dhe bindëse në Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Malishevë, Suharekë, Kamenicë, Skenderaj, Vushtrri, Klinë dhe Dragash.
Përmes një konference për media, anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar fitore të pakontestueshme në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.

Në konferencën për shtyp nga selia e PDK-së, Vlora Çitaku u tha gazetarëve se partia e saj prin në zgjedhjet e sotme me një dallim 7-10 për qind, pra me një diferencë më të madhe se ajo e vlerësuar nga exit pooli i qendrës Gani Bobi.

“PDK-ja nga të dhënat që ka, është fituese e pakontestueshme e zgjedhjeve parlamentare dhe me një diferencë të thellë me 7-10 për qind me partinë e dytë në Kosovë, të cilën nuk dua ta aprofostoj. Në Prishtinë kemi shënuar rritje, jemi të parët në Rahovec, Suharekë, të mos i përmendi, në shumë komuna të tjera”, tha Çitaku.

Çitaku tha se rreth orës 23:00, kreu i partisë fituese të zgjedhjeve, Hashim Thaçi, do t’u drejtohet simpatizantëve nga “Sheshi 21”.

Në ndërkohë, simpatizantët e PDK-së kanë filluar tashmë të festojnë rrugëve të Prishtinës me vetura e flamuj partiakë, për siç e quajnë ata, fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button