LajmeTeknologji

Vjen Lumix Phone

Linja e njohur Lumix e Panasonic, pos fotoaparateve, do të bëhet edhe me një lloj të pajisjeve, me celularë.

Megjithatë rezolucioni i sensorëve CMS prej 13.2 megapikselash i cili do të integrohet në celular lë të kuptojë se aspekti fotografik i pajisjes edhe më tutje mbetet shumë i rëndësishëm.

Dimensionet e këtij hibridi të celularit e fotoaparatit janë 116 x 52 x 17.7 milimetra, peshon 146 gramë, e në të është integruar ekrani LCD në prapavijë me diagonale prej 3.3 inç dhe rezolucion prej 854 x 480 piksela. Ekrani është i ndjeshëm në prekje, gjersa ky hibrid ka Wi-Fi, qasje për kartelat e memories microSD dhe mbështetje për DLNA.

Lansimi në Japoni është përcaktuar për 5 tetor, e nëse ky celular do të paraqitet jashtë këtij tregu ende nuk dihet.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button