KosovaLajme

Shpërthimet e tensionojnë veriun

presheveSituata e sigurisë në veri të Mitrovicës mbetet e tensionuar për shkak të incidenteve dhe shpërthimeve të shpeshta që janë duke ndodhur atje. Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë, ku morën pjesë përfaqësues të strukturave komunale dhe atyre të sigurisë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se gjatë periudhës prej 9 janarit në veri ka pasur një situatë të tensionuar, meqë shpesh ka pasur shpërthime që kanë shqetësuar qytetarët.

“Kemi pasur telefonata të shumta prej qytetarëve. Shpërthimet në shumë rate kanë pasur për qëllime qërimin e hesapeve ndërmjet bizneseve meqë cak i sulmit kanë qenë lokalet hoteliere”, tha Bala.

Ai gjithashtu përmendi edhe sulmin me dy mjete eksplozive që janë hedhur mbrëmë në afërsi të objektit të komunës paralele serbe në veri të Mitrovicës.

“Ka pasur lëvizje të shtuara mbrëmë sipas qytetarëve në veri. Thuhet se kanë parë lëvizje të personave të Mbrojtjes Civile. Ne duhet si organe të sigurisë të jemi më vigjilent dhe të përcjellim situatën. Sugjeroj të shtohen masat e sigurisë dhe të përcillet situata për së afërmi”, tha Bala.

Ndërsa kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka dënuar largimin e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë nga xhandarmëria serbe, duke e vlerësuar si një sulm ndaj lirisë së shqiptarëve që jetojnë në Luginë.

Në anën tjetër, kryetari Kastrati, ka kërkuar nga qytetarët në veri që të jenë gjakftohtë dhe të mos bien pre e provokimeve të grupeve ekstremiste serbe, të cilave nuk ju konvenon marrëveshja për doganat që është arritur së fundi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Grupet kriminale dhe ekstremiste serbe që e kanë shfrytëzuar gjendjen që ka qenë në veri paslufte për të kontrabanduar më të madhe, mund të bëjnë probleme meqë kjo nuk është në favorin e tyre”, tha ai.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button