KosovaKronika e ZezeLajme

Prishtinë, dy të arrestuar për kanosje me armë

Policia në Prishtinë ka arrestuar dy të dyshuar për kanosje me armë. Rasti kishte ndodhur të hënën në rrugën “27 Nëntori”, ku pas një mosmarrëveshje në mes të tre personave kishte ndodhur kanosja me armë zjarri.

Koha njofton se në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar dy të dyshuar lidhur me rastin. Gjithashtu në shtëpinë e tyre, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një thikë si dhe municion.

Të arrestuarit B.V., 64-vjeçar dhe A.V., 19- vjeçar, po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, kurse pas hetimeve të nevojshme do të dërgohen në gjykatën kompetente.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button