KosovaKronika e ZezeLajme

Kosovari, plagos gruan dhe vret veten

kosovariBashkëshorti plagos rënde gruan dhe më pas vret veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dietlikon të Zvicrës, vend ku jetonte çifti nga Kosova.

Sipas mediave zvicerane, 28 vjeçari që u vetëvra quhet Emrush. Është nga Kosova, por me pasaportë serbe. Ndërsa, bashkëshortja e tij e plagosur quhet Vlora , 24 vjeçe, me shtetësi zvicerane dhe të Kosovës.

Tragjedia ndodhi dje pasdite në një parking të një qendre tregtare fëmijësh në Dietlikon, kur 28 vjeçari plagosi me një pistoletë bashkëshorten e tij dhe më pas qëlloi veten me një plumb ne kokë duke mbetur i vdekur.

Klinika Universitare në Cyrih bën të ditur se bashkëshortja e plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të tre plumbave që ka marrë në pjesë të ndryshme të trupit.

Fqinjët e kësaj familje nga Kosova theksojnë se prindërit e një fëmije trevjeçar kishin probleme, ndërkohë mësohet se së fundi gruaja kishte kërkuar divorcin nga bashkëshorti tashmë i ndjerë.

Edhe më herët burri i cili kishte punuar në ndërtimtari, ishte ndaluar nga policia për shkak te dhunës qe ushtronte ndaj bashkëshortes, por nuk është marrë ndonjë masë, pasi gruaja nuk ka ngritur akuze për dhunë.

“Vlora para një jave kishte kërkuar divorcin nga bashkëshorti dhe nuk dimë më detaje të tjera se çfarë ka ndodhur”, deklaroi vëllai i Vlorës, i cili ka pranuar se nuk ka pasur njohuri se Emrushi kishte pistoletë dhe mund të kishte shkaktuar këtë tragjedi.
Ndonëse autoritetet hetimore ende nuk kanë dhënë ndonjë sqarim, sipas mediave, motivi që ka shtyrë Emrushin të qëllojë me armë mbi gruan dhe mbi veten ka qenë xhelozia. Ai nuk ka mundur të pranojë vendimin që bashkëshortja e kishte marrë për t`u shkurorëzuar nga ai. Kështu, sipas blick.ch ka thënë vëllai i Vlorës, gruas së re e cila ka marrë plagë të rënda nga disa të shtëna me armë.

Siç është njoftuar edhe më parë, bashkëshorti ka ndërruar jetë pasi që është dërguar me helikopter në spital, ndërsa bashkëshortja ka pësuar plagë të rënda. Por, policia nuk jep informata nëse ajo është në rrezik për jetë ose jo.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button