VIP

Edhe Kim Kardashian këngëtare

Kur të dëgjoni se Kimi është bërë këngëtare dhe ka debi-singllin e vet, me siguri do të thoni se shumë persona të famshëm kanë filluar me karrierën e muzikës. Edhe ata që duhej, si për shembull Xhenifer Lopez, kurse edhe ata që s’duhej ta bënin këtë gjë, si për shembull Paris Hilton.

Kështu që, ish shoqja më e ngushtë dhe rivalja e tashme e Parisit, Kim Karashian, ka këngë debi. Quhet “Xhem (tërn it ap)” (Jem – turn it up). dhe meqenëse nuk jemi kritikë të muzikës, do t’ju përcjellim një pjesë të kritikave të kritikëve muzikorë nga ShBA-ja. “Është e lehtë të kritikohet kënga e Kimit. Ajo nuk ka shumë melodi. Ajo bën që Kejsha të tingëllojë si Bob Dilani si muzikë pop. Gjithashtu, vargjet janë kaq të thjeshta, saqë tingëllojnë sikur të jenë shkruar nga një nxënës i klasës së tretë, i cili bën detyrat e shtëpisë për të vajtur në klube”, shkruan “Uashington Post”, kurse mediat e tjera vetëm se iu shtohen këtyre kritikave. “Do t’ju zërë koka kur të dëgjoni këngën e tmerrshme”, “Kënga e Kimit është shumë e mërzitshme dhe e keqe”, etj.

Një gjë është e sigurt, nuk do të luftojë për çmimet “Gremi”. Por më mirë gjykoni ju.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button