LajmeMaqedoniaPolitika

Shqiptarët mbetën pa deputet në diasporë

Vetëm 1 107 shqiptarë janë paraqitur për të votuar në diasporë nga mbi gjashtë mijë sa janë paraqitur gjithsej.

Anëtari i KSHZ-së Bedredin Ibrahimi ka sqaruar se  në njësinë e 7-të që përfshinë Evropën dhe Afrikën me përjashtim të përfaqësisë diplomatike konsullore në Bernë ku ende nuk janë përpunuar të dhënat, numri i votuesve është 3649. prej të cilëve  810 janë shqiptarë, në të 8-ën, nga 1818 votues,  295 janë shqiptarë ndërsa në njësinë e 9 vetëm 2 janë shqiptarë nga gjithsej 767 votues të regjistruar. Kandidati për deputet në njësinë e 9-të zgjedhore që përfshin Azinë dhe Australinë mund të zgjidhet me minimum 15 vota për shkak të numrit të vogël të votuesve në këtë njësi zgjedhore. Në 10 përfaqësi diplomatike konsullore do të dështojë votimi për shkak se nuk është plotësuar numri minimal prej 10 votuesish që të realizohet procesi i  votimit. Ndërsa në Pekin do të realizohet procesi i votimit vetëm për 10 persona të paraqitur.
PLD-ja po shqyrton mundësinë e  kontestimit të votimit të diasporës para gjykatës kushtetuese pasi vlerëson se shteti nuk ka mundësi të sigurojë të drejtën kushtetuese të votimit, secilit shtetas të saj.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close