Teknologji

Apple iPhone SE: Çdo gjë që ishte e vjetër dje, sot është e re

Me iPhone SE, çdo gjë që konsiderohej e vjetër tashmë është e re, por a ja vlen një telefon inteligjent me ekran 4inç në 2016-tën?

iphoneSE
iPhone SE vjen si telefoni me kosto të ulët i Apple për të shoqëruar iPhone 6S dhe 6S Plus. Është telefoni i vetëm me ekran poshtë 4.7 inç ku për disa konsumatorët mund të rezutojë zgjidhja ideale.

iPhone 5, 5S apo SE?

iPhone SE është një shëmbëlltyre e iPhone 5S. E vetmja diferencë në pamje është ekzistenca e një varianti rozë prej floriri të iPhone SE dhe emblema “SE” e stampuar në pjesën e pasme ngjitur me emërtimin iPhone që të kujton kompjuterin Macintosh SE që nga 1987.

Është i hollë me vetëm 7.6 mm trashësi ndërsa skajet e “ashpra” të japin ndjesinë e një telefoni të trashë dhe peshon vetëm 113 gram që i bie të jetë goxha i lehtë për një telefon inteligjent të ditëve të sotme. Megjithatë, iPhone SE është me të vërtetë një telefon i vogël për telefonët e 2016-tës.

Ekrani po të njëjtën madhësi me iPhone 5S, 4 inç diagnoale me po të njëjtën cilësi ngjyrash dhe shkëlqimi. Krahasuar me iPhone 6S, vihet re edhe inferioriteti i përkthyer në kosto. Sigurisht që nuk mund të themi se është një ekran i dobët, madje është ndër më të mirët e para dy viteve.

Mbajtja në duar të jep ndjesinë e një telefoni të mprehtë, të ashpër, me skaje që nuk falin dhe që janë të pranueshme për shkak të vetë madhësisë së telefonit. Falë tyre iPhone SE është më i lehtë për tu mbajtur krahasuar me skajet e harkuara dhe lëmuara të iPhone 6S.

Rivali më i afërt i iPhone SE është Sony Xperia Z5 Compact i cili ka ekran më të madh prej 4.6 inç, peshë 138 gram dhe trashësi 8.9 mm. Praktikisht asnjë telefon me ekran 4 inç nuk mund të quhet i parametrave të lartë përveç këtyre të dyve.

Të përdorësh një telefon të tillë në 2016-tës është sfidë. Uebfaqet shfaqen të çrregullta dhe aplikacionet lënë vetëm pak hapësirë për përmbajtjet në përpjekje për të shfaqur butonat.

Specifikat e harduerit:

Ekrani: 4 inç 1136×640 piksel (326ppi)

Proçesori: dy bërthama Apple A9

RAM-i: 2GB RAM, 16/64GB memorje të brendshme

Sistemi Operativ: iOS 9.3

Kamera: 12 megapiksel e pasme, 1.2 megapiksel frontale

Konektiviteti: LTE, Wi-Fi, NFC, Bluetooth 4.2 dhe GPS

Përmasat: 123.9 x 58.6 x 7.6 mm

Pesha: 113 gram

Tre gjenerarata, një telefon

Nëse hynë në brendësi të iPhone SE, gjërat fillojnë të bëjnë diferencën. Ofron më të mirën e iPhone 5S, iPhone 6 dhe iPhone 6S. Proçesori dhe grafikat përfaqësohen nga Apple A9, çip i cili debutoi në iPhone 6S. Madje ka edhe 2GB RAM, dyfishin e iPhone 5S, duke bërë shfletimin në disa faqe në Safari një eksperiencë për të mos u munguar.

Në terësi, iPhone SE është shumë më i shpejtë sesa iPhone 5S duke qëndruar në një linjë me iPhone 6S. Skaneri i shenjave të gishtërinjve është një zhgënjim krahasuar me iPhone 6S duke qenë se është po i njëjti i debutuar në 2013-tën.

Jetëgjatësia e baterisë së iPhone SE është më e mirë se ajo e 6S ndërsa e njëjtë me 6S Plus. Duke e përdorur gjatë gjithë ditës me qindra e-mail-e e njoftime plus tre orë shfletim dhe dëgjim muzike, bateria e telefonit ngelet me 10 % në fund të ditës. Cilësia e thirrjeve është e shkëlqyeshme.

iOS 9.3

iPhone SE vjen me versionin më të fundit të platformës iOS, 9.3 i cili funksionon edhe me iPhone 4S dhe 5S. Përmban funksionalitete si modaliteti i natës i cili redukton sasinë e dritës blu që emetohet.

Sigurisht mos prisni prekjen 3D të iPhone 6S. Vlen të përmendet se iOS funksionon shumë më mirë në paisje me ekrane të vogla.

Kamera

Kamera e pasme ka po të njëjtin sensor prej 12 megapiksel pjesë edhe e iPhone 6S. Është një ndër kamerat më të mira të disponueshme në një telefon inteligjent të ditëve të sotme me detaje të shumta dhe balancë perfekte ngjyrash.

Në vetvehte është një hap madhor kundrejt iPhone 5S falë mbështetjes për 4K dhe fotot live. Kamera frontale 1.2 megapiksel është po e njëjta që gjendet në iPhone 5S megjithatë është e aftë të realizojë disa selfie të mrekullueshme.

Çmimi

iPhone SE do të vijë në katër ngjyra me çmim fillestar 350 Euro për modelin 16GB dhe 450 Euro për modelin 64GB. Krahasuar me iPhone 6S, kushton 200 Euro më pak. Sony Xperia Z5 Compact kushton 300 Euro.

Verdikti

iPhone SE është në ndër telefonët më e vegjël më të mirë në treg. Është një përmirësim madhor krahasuar me iPhone 5S nëse faktori madhësi nuk do të kishte rëndësi për ju.

Në pamje të parë të jep ndjesinë e një iPhone solid megjithëse duket sikur i përket të kaluarës. Kushton më pak, është më i lehtë për tu mbajtur por nuk është ai telefoni buxhetor për masat.

Avantazhet: një ditë jetëgjatësi baterie, kamër të pasme cilësore, ekran të mirë, i lehtë për tu mbajtur, pështatet me aksesorët e iPohne 5

Disavantazhet: ekran i vogël, ngjason me iPhone 5 dhe 5S, kamera frontale e dobët, nuk ka mbështetje për microSD (PCWorld Albanian)

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button