LajmeMaqedoniaPolitika

Lustrimi drejt dështimit, dosjet në Beograd

Ish-punonjësi shqiptar i shërbimit sekret ish-jugosllav, Nafi Çegrani theksoi për agjencinë e lajmeve INA se lustrimi i vërtetë i personave të dyshuar në Maqedoni nuk mund të bëhet pa qasjen tek dokumentet që janë në Beograd.

Sipas tij, Komisioni për hapjen e dosjeve në Maqedoni nuk disponon me burimet e vërteta të dosjeve që janë hartuar për Maqedoninë, në periudhën e ish-Jugosllavisë, pasi që ato ruhen në Beograd.

“Unë jam njohës i kësaj sfere dhe i natyrës së kësaj pune, dhe nuk jam i sigurt se Beogradi sa lëndë ka lënë në Maqedoni për të parë se kush ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete.Në Batajnicë në afërsi të Beogradit janë katër pallate të UDBA-s dhe Shërbimit Sekret Ushtarak (KOS) të Ish-Jugosllavisë, ku janë strehuar arkivat sekrete që nga periudha e ish-ministrit serb Rankoviç“, deklaroi për agjencinë e lajmeve INA, ish-punonjësi i shërbimit jugosllav UDBA, Nafi Çegrani nga rajoni i Gostivarit, i cili kërkon hapjen e dosjeve që nga viti 1946-të.

Sipas tij, këto shërbime ruajnë lista dhe dosje të maqedonasve , por edhe shqiptarëve. Ai vlerëson nevojën e hapjes së dosjeve edhe për informatorët, por edhe për viktimat.

Nafi Çegrani vlerësoi se në mesin e politikanëve aktual në Maqedoni ka shumë prej tyre që kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimit sekret UDBA.

“Tani shfaqen nëpër debate edhe njerëz që kanë qenë nëpër shërbime, ata kanë qenë edhe ministra dhe që atëherë sillen në rreth dhe nuk duan që punët të ecin përpara”, theksoi Çegrani.

Nafi Çegrani ka qenë i punësuar në shërbimit sekret ish-jugosllav gjatë periudhës së viteve 1969 deri në vitin 1975, kur është arratisur drejt SHBA-ve, pasi kishte dhënë dorëheqje nga detyra. Me ardhjen e tij në vendlindje pas vitit 1981 ai është arrestuar.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button