VIP

Të rinj, të famshëm dhe të pasur

Nuk janë vetëm veteranët e Hollivudit ata që bëjnë famë dhe para, por kjo skenë gjithnjë e më shumë mbushet me fytyra të reja, të cilat mund të maten në çdo nivel edhe me aktorët më me përvojë. Përveç që po arrijnë majat e famës, këto fytyra të reja po i mbushin edhe xhirollogaritë e tyre. Ne ju prezantojmë disa nga yjet e shoubiznesit të cilët edhe përkundër se janë ende të rinj në moshë, tashmë kanë krijuar famë dhe pasuri.

1. Binjaket Olsen

Pozita e parë sa i përket yjeve të rinj më të pasur, gjithsesi u takon motrave binjake, Ashley dhe Mary-Kate Olsen. Ato kanë filluar karrierën ende pa filluar të ecin dhe gjatë këtyre 20 viteve, ato kanë krijuar një perandori e cila vlen mbi 1 miliardë dollarë.

2. Daniel Radcliffe

Nuk është vështirë për të besuar se ylli i filmit ‘Harry Potter‘, është adoleshenti më i pasur në Britani, por askush nuk do të kishte menduar se do ta ketë pozitën e dytë në SHBA. Por falë roleve të tij në filmin për magjistarin e famshëm, ai ka arritur një pasuri prej mbi 65 milion dollarë.

3. Hilary Duff

Aktorja e re dhe e bukur është vazhdimisht e zënë me filma të ndryshëm, për të cilët paguhet së paku 2 milion dollarë secili. Dhe me një pasuri prej 25 milion dollarëve, ajo konsiderohet si adoleshentja e tretë më e pasur. Ajo njihet edhe për bamirësi, pasi shpesh dhuron para për shoqata të ndryshme.

4. Scarlett Johannson

Përkundër faktit se është e bukur, seksi dhe aktore e talentuar, Scarlett është edhe e pasur. Ajo në xhirollogarinë e saj ka të inkasuara 22 milion dollarë dhe këto jo vetëm nga filmat, por edhe nga kontratat e modës.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close