Albachat, Zemra, Muzik Shqip, Humor Shqip, Zemra Chat, Horoskopi Vjetor, Tregime Dashurie, Muzik Shqip, Filma Shqip, Mp3 Shqip, Radio Zemra, Poezi Dashurie, Sms Dashurie, Horoskop Shqip, Barcoleta , Kuriozitete , Forum Shqip, Tregime Erotike, Tregime Seksi, Barcoleta 18+, Lajme Shqip, Edukata Seksuale, Teknologjia, Maqedonia, Kosova, Shqiperia, Shqip Chat, Albanian Chat, Foto Galeri, Fjale Te Urta, Shkarko Programe , Mp3, Muzik, Tekste Kengesh, Islami, Shendeti, Festa Islame, Lajme Sportive!

Tension i madh në Lezhë: Zbarkon RENEA, zv.ambasadori amerikan braktis qytetin!

18

Bashkia e Lezhës mendohet të jetë një prej zonave më të nxehta nga 61 bashkitë,pasi jo vetëm prej ngjarjes së mbremshme ku është qëlluar pranë makinës së deputetes Monika Kryemadhi për ta frikësuar, porse se në zonën e fshatrave të Lezhës janë shpërngulur shumë militantë të PD-së nga Laçi,

Mamurrasi e Miloti, sepse demokratët i kanë bojkotuar zgjedhjet në bashkinë e Kurbinit për arësyen që tashmë dihet. E gjithë skalionet janë shpërngulur në Lezhë. Por edhe PD lokale thotë se kanë ardhur kontigjente kriminale të LSI nga Tirana e Skrapari pasi duan ta fitojnë me çdo kusht bashkinë e Lezhës.

u25

Mësohet se sonte kanë shkuar shumë forca speciale nga Tirana në Shengjin e në Lezhë, të cilët janë përforcuar edhe nga agjentë të krimit po të nisur nga kryeqyteti në ndihmë të policisë lokale. Deputetja Kryemadhi shpreheët se ka kontigjente krimi e me armë që lëvizin në akset e komunave të sotme si dhe në periferi të qytetit të Lezhës e Shengjinit. Dhe sipas deputetes të gjithë lëvizin me armë duke bërë terror nëpër fshatra.

Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi e quan “provokim të hapur për të krijuar incidente të tilla në mënyrë që të njollosen standardin e zgjedhjeve” incidentin e ndodhur mbrëmjen e 19 qershorit. Në fshatin Kooperative ne Rrile të komunes se Shekollit ne Lezhë ku disa persona nga një makinë kanë qëlluar me armë në ajër pranë makinës së saj ku udhëtonte me anëtarë të shtabit elektoral dhe vajzën e saj Bora.

Në një intervistë për mediat Monika Kryemadhi rrëfen incidentin e ndodhur dhe i bën thirrje deputetit të PD-së Aldo Bumçi të distancohet nga krimi.

Kryemadhi: “Bumçit i bëj thirrje të gjejë ku e ka makinën. Të pyesë shoferin etij, ose nëse ka qenë shofer të pyesë veten e tij ku ka qenë makina e tij? Ku është makina e tij? Me çfarë mbushet makina e tij, çfarë mban në makinën e tij? Është shumë e thjeshtë. I bëj thirrje deputetit Bumçi të distancohet dhe të mbajë nën kontroll situatën për veten e tij dhe njerëzit që e rrethojnë rreth tij.

Kryemadhi përsëriti thirrjen e bërë dje nga LSI për policinë e shtetit: ”Të kontrollojë të gjitha makinat e shtabeve elekorale të PS-së, LSI-së PD-së dhe të deputetëve. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se të gjithë jemi të barabartë para ligjit”.

Comments are closed.