LifeStyle

Cilët meshkuj janë më tërheqës për femrat?

terhekesNjë hulumtim gjerman ka treguar që meshkujt narcisoidë, të cilët kanë mendim pozitiv joreal për veten, janë më tërheqës për femrat se sa meshkujt normalë.

Në hulumtim është matur shkalla e meshkujve narcisoidë të moshës 25 vjeçare, ndërkaq hulumtuesit narcisoiditetin e kanë konsideruar si tipar e jo si defekt.

Meshkujt kanë pasur për detyrë të krijojnë kontakt me femra të panjohura. Ata kryesisht kanë provuar të merrnin numrin e telefonit apo emejlin nga 23 femra, ndërkaq më shumë sukses kanë pasur ata me shkallë narcisioditeti më të madhe.

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim që meshkujt narcisoidë më lehtë krijojnë kontakte, mirëpo, megjithatë theksojnë se nuk janë të aftë të krijojnë lidhje afatgjatë.

Për meshkujt narcisoidë, por edhe femrat që i tërheqin meshkujt e tillë, ky është lajm i mirë. Meshkujt narcisoid gjatë qasjes janë më sharmant dhe më lehtë afrohen, por nuk janë për lidhje serioze, theksojnë shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Personality and Social Psychology Bulletin”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button