VIP

Teuta Kurti në Rugovë për muajin e mjaltit

Teuta Kurti, e cila muajin e kaluar i dha fund beqarisë, ka treguar se për shkak të angazhimeve ajo do të kenë një muaj të mjaltit “të vonshëm” të cilin së bashku me bashkëshortin do ta kalojnë në bjeshkët e Rugovës.
“Pas martesës na është dashur që t’i kthehemi punës dhe nuk kemi mundur që të shkojmë në muajin e mjaltit. Fatmirësisht kemi pushuar para martesës në Mal të Zi. Por do ta shfrytëzojmë muajin e mjaltit në Rugovë më vonë”.

“Tashmë i jemi kthyer jetës normale, punës, si unë, ashtu edhe Dardani. Jemi bashkë që gjashtë vjet dhe gjithmonë kemi pasur përkrahjen e njëri tjetrit siç do ta kemi edhe në të ardhmen. Shpresoj që do të vazhdoj që ky fat të na përcjell gjithmonë”, ka thënë këngëtarja për “Infopress”.

Teuta së fundmi është bërë pjesë e emisionit “E Diel” që do të zgjasë për 12 javë rresht.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button