VIP

Top 10 skandalet e vitit 2011

Në shoubizin ndërkombëtar gjatë këtij viti kanë ndodhur jo pak skandale, megjithëse për nga rëndësia ishin jo aq të mëdha sa vitet e kaluara. Në një kompilacion special për festat e fundvitit, Zemra.Org sjell Top 10 skandalet e vitit që lamë pas.

1. Vdekja e Amy Winehouse

Kur shpërtheu lajmi për vdekjen e pop divës, Amy Winehouse, sigurisht të gjithë krahas befasisë, e kemi ditur se varësia e këngëtares ndaj drogës na ka bërë të besojmë qysh më herët se ajo është një vetë-tragjedi në pritje.

Në moshën 27 vjeçare (mosha kur vdiqën dhe Jim Morrison, Kurt Cobain, Jimi Hendrix, Janis Joplin), Amy Winehouse nuk është më me ne. Edhe pse prezenca e saj në tabloide ka qenë konstante që pas lansimit të albumit “Back to Black”, ajo ishte në kryetitujt edhe pak para vdekjes së saj, për qëndrimin e saj të famshëm në skenë e droguar gjatë një koncerti në Beograd. Video e lansuar në internet ngriti shumë pyetje tjera për atë nëse këngëtarja po këshillohet si duhet nga menaxhmenti dhe ‘labeli’ i saj. Dhe më pas vdekja e saj e ‘rastësishme’ la jo pak njerëz pa pasur kujt t’ia drejtojnë gishtin e fajësisë.

2. Charlie Sheen

Sjellja e Charlie Sheen në vitin 2011 ka bërë shumë njerëz të jenë të çuditur. Ai ka bërë shumë që të mendojnë se ai është bi-polar, përderisa të tjerë e shohin si viktimë e aftësisë së Hollywoodit për të rrezikuar mirëqenien e një ylli. Gjithçka filloi kur është ndërprerë seriali “Two And A Half Man” për shkak të përdorimit të substancave narkotike. Vazhdoi me beteja gjyqësore për kujdestari të fëmijëve me bashkëshorten Brooke Mueller. Gjërat kanë shkuar qetësisht për Sheen kohëve të fundit, por pritet që skandalet e tij të vazhdojnë në vitin 2012.

3. Linsay Lohan

Ndoshta do të ishte skandal më i madh nëse Lindsay Lohan nuk do të ishte nëpër listat e skandaleve për këtë vit. E përkushtuar për të qenë në ballinë të faqeve ‘gossip’, Lindsay Lohan nuk ka bërë jo pak bujë këtë vit. E pa mjaftuar me dënimet për përdorim të narkotikëve dhe ngasjes nën ndikim të alkoolit, ajo i ngatërroi edhe më shumë gjërat kur u akuzua për vjedhje të stolive dhe kur dështoi në testin alkoolik, duke thyer lirinë me kusht, e duke u dënuar me shërbim ndaj komunitetit në një morg. Dhe…më pas pozon nudo për Playboy. Mund të paramendojmë se çfarë po mendon aktorja për ne për vitin e ardhshëm.

4. Ashton Kutcher dhe Demi Moore

Për vite të tëra, Demi Moore dhe Ashton Kutcher kanë pasur një martesë shembull për suksesin, para se ata të jenë imazhi i keq për çiftet. Moore tashmë kishte një fëmijë me ish-partnerin, Bruce Willis, para se të takohej me Ashton Kutcher. Dhe për një kohë të gjatë, duke mbajtur gojën mbyllur cinikëve, ata papritmas bënë gjënë më të pa zakontë për çiftet.

Drama Moore-Willis-Kutcher vazhdoi, kur Kutcher tradhtoi Moore në përvjetorin e martesës. Kjo detyroi Willis ta kërcënonte atë me publikim të skandalit, ndërsa efekti ishte divorci i Kutcher me Moore. Se a do të përshkallëzohet skandali në vitin në vijim, mbetet të shihet.

5. Gjyqi i Conrad Murrayt

Në mënyrë pikëlluese, lista e skandaleve këtë vit vazhdon me trajtimin e vdekjes së një ylli tjetër. Përderisa Michael Jackson vdiq dy vite më parë, gjyqi për vdekjen e tij zgjati deri në fund të këtij viti. Më në fund, në nëntor të vitit 2011, Dr. Conrad Murray u burgos për vrasje, nën akuzën për trajtim jo profesional të pacientit të tij me mbidozë të drogës. Veprimet e Murrayt mund të kenë qenë për të mirën e Jackson, por ai shkaktoi vdekjen e mbretit të pop muzikës. Ky është një prej skandaleve që mund të pushojë vitin e ardhshëm.

6. Hugh Hefner dhe Crystal Harris

Kanë mbetur pak gjëra me të cilat do të mund të na shokonte moguli i Playboy, Hugh Hefner. Natyrisht, fakti që u divorcua nga bashkëshortja e tij, nënë e dy fëmijëve të tij, Kimberly Conrad, për t’i propozuar dy muaj më vonë 24 vjeçares Crystal Harris bëri eksplodim të vërtetë medial. Sidoqoftë, anulimi i martesës nga Crystal Harris vetëm pak ditë para ceremonisë bëri bujë edhe më të madhe. Dhe kjo sigurisht ka pasuar me përjashtimine Harris nga Playboy…

7. Nicolas Cage

Në prill të vitit 2011, në pjesën franceze të New Orleans, një person në publik lajmëroi policinë kur e pa Nicolas Cage të dehur duke rrahur bashkëshorten e tij në një zënkë publike. Më pas bashkëshortja tërhoqi akuzat dhe Cage u lirua edhe nga arresti edhe nga akuzat,

8. Chris Brown

Duket se dhuna po e përcjell si hije pop yllin. Pasi ai vet dhe të gjithë menduan se e ka harruar dhunën ndaj ish-të dashurës, Rihannës, kështu nuk menduan dhe drejtuesit e emisionit “Good Morning America”, të cilët ishin dëshmitarë të Broënit të vërtetë. Edhe pse iu përgjigj pyetjeve para kamerës me ftohtësi, ai prapa kolisave mori një karrikë dhe theu një dritare në shenjë të reagimit pas një pyetje provokuese. Chris, duhet t’i përmirësosh sjelljet, përndryshe nuk ke vend në shoubiz.

9. Arnold Schwarzenegger

Ndarjet e yjeve janë të lira këto ditë. Sidoqoftë, nuk ka gjasa që ndonjë prej tyre t’u ikë kolumnistëve apo faqeve ‘gossip’. Pas një martese respektuese 25 vjeçare, Maria Shriver u largua nga shtëpia në Brentwood. Një javë më vonë, Los Angeles Times zbuloi lajmin se Arnold Schwarzenegger ishte babai i një djali të jashtëligjshëm me një prej kujdestareve të shtëpisë. Skandali nuk mbaroi këtu, me aktoren Brigitte Nielsen që doli publikisht për të pranuar se, ajo kishte pasur po ashtu marrëdhënie intime me Schwarzenegger përderisa ai ishte i martuar me Maria Shriver. Ndoshta viti 2012 do të sjellë edhe më shumë skandale nga një prej njerëzve më të suksesshëm në histori.

10. Christina Aguilera

Sikur përzierja e tekstit të himnit të SHBA-ve gjatë performancës në Super Boël XLV të mos mjaftonte, Aguilera ishte në kryetitujt përsëri, më vonë gjatë vitit, kur ajo u arrestua për intoksikim publik. Incidenti ndodhi në Hollywoodin Perëndimor, kur ajo dhe i dashuri Matt Ruttler u arrestuan nën ndikimin e alkoolit. Ajo u lirua më vonë me kaucion. Edhe Ruttler u lirua në mungesë të dëshmive. Sidoqoftë, Christina Aguilera ka arritur të ri ngrihet nga skandalet me hitin që mbylli vitin me nominim Grammy, “Moves Like Jagger”.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close