Teknologji

Windows 7 Service Pack 1 është gati për shkarkim

Microsfot ka paraqitur të parin Service Pack për sistemin operativ Windows 7, duke rregulluar disa probleme të vogla në të.

Windows 7 Service Pack 1 tani është gati për shkarkim nga ueb faqja e Microsoft apo edhe përmes Windows Update, dhe gjithashtu duke porositur një DVD instalimi. Windows 7 SP1 kërkon vetëm 30 minuta për instalim, dhe ju gjatë këtij procesi gjithashtu duhet të ristartoni kompjuterin disa herë. Kërkesat për sistem dhe instruksionet për instalim mund t’i gjeni në web faqen zyrtare të Microsoft.

Ja disa prej ndryshimeve më të theksuara në SP1:

– Një arnim për pajisjet HDMI audio që nuk funksiononin pas ristartimit të kompjuterit

– Sjellje e përshtatur kur bëhet printimi i orientimeve të përziera të dokumenteve XPS

– Sjellje më ndryshe në funksionalitetin e “restaurimit të dosjeve të mëhershme në startim” në mënyrë që të gjithë follderët të jenë të rikthyer në pozicionin e mëparshëm, e jo në renditje bazuar në follderët më aktiv.

Service Pack gjithashtu përfshin edhe të gjitha përditësimet e mëhershme në siguri, stabilitet dhe performancë për Windows 7. Por në përgjithësi diçka interesante apo tërheqëse nuk ka. IE9 kurdo që të jetë gati, gjithashtu do të instalohet vetvetiu dhe nuk do t’ju kërkojë më instalimin e Service Pack 1.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button