Interesante

Atentati ndaj Kalosh Hamdi Reçanit, sipas librit në botim “UDB-a dhe shqiptarët e Amerikës”

(Veprimtari i madh kombëtar  Kalosh Hamdi Reçani, emigroi nga Greqia për në Stamboll dhe prej andej kaloi në SHBA )

…Disa qindra fletë të shkruara me makinë shtypi kam lexuar referate operative mbi veprimtarinë e  Kalosh Hamdi Reçanit  të cilin UDBJA jugosllave e kanë përndjekur dhe me një pedantëri kanë  rradhitë  dosjen voluminoze për çka mund të shkruhet një histori rrënqethëse.

Kishte vite që kaloshi kishte vajtur në Amerikë, edhe malli e nostalgjia për vendlindjen e kishin kapluar thellë. I kujtohet Reçani, ato brinja e pllaja, përmes të cilave kalo një prrua dhe ujë I kulluar nga rrënzat kodrinore. Më tej gjenden edhe vendi i quajtur ,,Gështenjat e Reçanit,, Përsëri dëgjohej cicërimë zogjesh dhe një shushurimë e lehtë gjethesh të lisave të gjatë bri lumit të vogël, një zhurmë e lehtë nga ahishtet  e gjelbëruara nën puhizën e asaj pranvere përtej kufijve të asaj lugine mes malesh, ku zgjëroheshin disa ledina mollake gjer në horizont ku duket se majat e Sharrit puthen me qiellin …

Bile, i kishte shkruar Kaloshi edhe një letër Titos ku i bënte lutje që ta lejonin ta vizitonte vendlindjen e tij, pasi nuk kishte bërë ndonjë krim apo gjë të pa ligjëshme as gjatë luftës as pas saj kur ishte edhe arratis në Perëndim. Por, për ta paraqitur fatin dramatik të shqiptarit që kaloi nëpër dekadat e fundit të shekullit që e lamë pas, emrin e Kaloshit UDBJA e kishin evidentuar në arkivat e saja. Kishin bërë edhe gjurmime operative. Nuk kishin gjet gjë të keqe, poa asaj se qenka veprimtar në rradhët e emigracionit shqiptar në Amerikë dhe si i zgjedhuar si zv kryetari i Organizatës ,,Lidhja e Prizrenit,, në Çikago, qenka i angazhuar rreth çështjes shqiptare për një Shqipëri etnike, dhe si i tillë ka vepruar kundër regjimit komunist jugosllav. Për këtë UDB-a edhe e evidentuan në listat e zeza që ajo mbante…

Në zyrat e UDB-së federative në Beograd, 4 zyrtarë të lartë të saj ishin ulur në kolltuqet e gjëra prej lëkure dhe bisedonin shtruar për një çështje mjaft delicate: PËR LIKUIDIMIN E KALOSH HAMDI REÇANIT ! Materiali dhe informacione operative kishin arritur edhe nga UDBJA e Maqedonisë, por edhe nga ajo e Kosovës, sepse rreth kësaj çështjeje ishin vë në lëvizje edhe persona të tjerë të cilët jepnin informacione delicate nga dy burime paralele. Edhe Prishtina kishin ,,objektiv,, të tyre në Çikago, port ë cilin e kishin fut në ,,lojërat,, e agjenturës si person lojal, dhe kishin informacion se në mes tij dhe kalosh Hamdi Reçanit ka ndodhur një zënkë dhe konflikt, ( e që UDBA duheshka ta shfrytëzon me kujdes këtë rast për intereset e saja operative).

,,Është rast i volitshëm, dhe ne duhet shfrytëzuar  konfliktin, duke ua hudhur ,,ashtin,,!-kishte thënë shefi, i cili ishte njeri me fytyrë të zbehtë si kufomë, me sy të enjur e të zgurdulluar nga pija. Gotën e weskit e mbante në dorë…

…Gjersa UDBJA e Shkupit prisnin lajm përmes depeshës zyrtare dhe të merrnin qëndrimet e tyre sipas planit dhe directives nga lartë. Edhe UDBA e Gostivarit, njashtu. Të gjithë ishin në këmbë dhe të mobilizuar mirë. Shefi Stojçe Gjorgjievski i Vërtokut, i cili e njihte mirë  Kaloshin, sepse  Reçani si fshat nuk ishte larg  Vërtokut. I fërkonte duarët… I kujtoheshin vitet kur Kaloshi ishte arratis përmes Greqisë dhe mandej ishte vendos në Stamboll te Milaim Pelivani i Çegranit. Më pastaj vajti në Amerikë. Në Kenosha kishte hotelin dhe jetonte mirë.

Dhe, sipas planit të fshehtë operativ për vrasjen e Kaloshit, tanimë ishte definuar hollësisht dhe ishte caktuar që atentatori  të shkonte i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë të Shërbimit të cilët do të qëndronin pa u dukur në distance të caktuar. Pasi kishin edhe më herët konfliktin rreth një prone, dorasi pa hizetim do të shtinte me revole, duke e lë në vend edhe truprojen që e kishin të evidentuar me pseodonimin ,,Karpa,, (,,Shkëmbi,,). Dhe ashtu kishte ndodhur. Kaloshi duke ndejur në tavolinën e tij në mejtime, edhe Samiu kishte qënë në detyrën e tij…Ishin dëgjuar dy krisma, madje Brenda ca sekondave edhe dy krisma të tjera të cilat oshëtinë. Dy vetë mbetën të vrarë. Dorasi u largua me të shpejtë…(Por, më vonë edhe ai u likuidia në mënyrë enigmatike…!)

***

Lajmi për atentatin arriti edhe në Beograd. UDBA e Beogradit me një depeshë të shifruar njohton Shkupin dhe Gostivarin, se aksioni i tyre u kry me sukses. U bë bujë e madhe në gjithë mërgatën shqiptare në Perëndim dhe në ,,Botën e Lirë,,. Mjaft dyshime u sullen vërdallë edhe në qarrqet e organizatave emigrante në Amerikë, sidomos në rradhët e ,,Lidhjes së Prizrenit,, sepse Kaloshi ishte zv. Kryetari i saj. Por, nuk ishin të qetë as ata nga ,,Lidhja Kosovare,, !

Familjarët e Kalosh Hamdi Rexhanit, vllau Xhaviti dhe  djali Qefaliu, vendosën që kufomon ta nisin me ajroplan e që varrimi të bëhej në Reçan. Ajroplani qëndroi afro dy orë qiell mbi ajroportin e Shkupit, por UDB-a nu dha leje që të zbriste kufoma e Kalosh Hamdi Reçanit. Pastaj, familjarët ishin të detyruar ta nisnin ajroplanin për në Stamboll, ku edhe sot ky veprimtar dhe Atdhetar me nam, e ka varrin.

(Këtu duhet të përmend se shumë shqiptarë, miq e dashamirësa, familjar të Kaloshit u nisën nga Gostivari e Tetova për në Stambol që t’ia jepnin lamtumirën e fundit. Megjithatë, nga kufiri me urdhër të UDB-së të gjithë ishin kthyer mbrapsht nga kufiri!).

Kjo është historia e atdhetarit  Kalosh Hamdi Reçanit, e cila mbetet ende në kujtimet e shqiptarëve që nga viti 1973. Isha i nxitur që të shkruaja mbi këtë ngjarje  tragjike, sepse këtu më thoshte edhe ndërgjegja ime, si njeri që kam edukatën e popullit që i takoj.

( vazhdon)

(Marrë nga libri në botim ,,Udba dhe shqiptarët e Amerikës,,)

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button