VIP

Më vjen të vjell nga “My Heart Will Go On”

Kënga nga hit-filmi “Titanic”, “My Heart Will Go On”, është nja nga më të shiturat e të gjitha kohërave, megjithatë ajo nuk i pëlqen aspak aktores kryesore të filmit, Kate Winslet.

Winslet ka thënë se kënga e Celine Dion, e cila te shumëkush prek emocionet më të thella, asaj i shkakton mundim në bark.

“Kam ndjenjën se do të vjell kur e dëgjoj. Nuk duhet ta them këtë, mirëpo vërtet ndjehem ashtu. Do të dëshiroja që të mund të them: ‘Dëgjojeni të gjithë, ajo është këngë e Celine Dion”, por thjeshtë nuk mundem”, ka thënë aktorja për MTV.

Edhe pse kënga “My Heart Will Go On” u bë një hit i madh dhe mes tjerash fitoi edhe çmimin Oskar, njohësit e muzikës edhe më herët e kanë kritikuar. Për rokerët e grupit “Rolling Stones”, ajo është një nga këngët më të këqija të viteve të nëntëdhjeta.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button