KosovaLajmeMaqedoniaShqiperiaVIP

Tuna imazh i McDonalds për qëllime bamirësie

Këngëtarja shkupjane Tuna është bërë imazh i ri i vargut të restoranteve të famshme McDonalds për Maqedoni dhe të gjitha fitimet nga ky rast do të shkojnë për bamirësi.

Tuna është zgjedhur fytyrë promovuese për shkak se ajo ka fansa si në mesin e maqedonasve po ashtu edhe të shqiptarëve. Së fundi ajo qëndroi në restorantin MCDonalds në Tetovë, ku më së shumti gëzoi fëmijët, të cilët ishin grumbulluar ta presin dhe përshëndesin atë.

Pasi ka shpërndarë ushqimin për të pranishmit, këngëtarja dhuroi edhe disa balona për fëmijët si dhe bëri disa foto me ta. Përfitimet që restoranti ka bërë me këtë rast, do të shkojnë si donacion për ndërtimin e klinikës së fëmijëve, në qytetin e Shkupit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close