VIP

Tuna e ka mendjen te “përkëdheljet”

Sinjalet e vjeshtës i dha më në fund shiu i shumëpritur. Ka mjaftuar kaq që shpirtrat romantikë, sidomos artistët, të cicërojnë në profilet e tyre të rrjeteve sociale.

Këngëtarja e mirënjohur Tuna, e cila pak kohë më parë u nda nga bashkëshorti Rilind Reka, pasi kaloi një verë shpërthyese e me shumë dëfrime në disa nga plazhet më të bukur të Evropës; është prekur nga melankolia e vjeshtës, ndërsa këtë gjë e ka bërë me dije në FB edhe për fansat e saj.

“Shiu po rigon, është koha për përkëdhelje”, – ka shkruar Tuna, duke i përshëndetur miqtë e saj virtualë me këngën e fenomenit britanik të muzikës, Adele “Set fire to the rain”, – që e ka komentuar si një “këngë dedikuar atyre që bëjnë dashuri në këtë kohë romantike. Duke aluduar për një romancë të re në jetën e këngëtares, fansat e kanë pyetur Tunën se nga i siguron ajo përkëdheljet, por ajo i është përgjigjur se ato i merr nga fansat e saj.

Nuk dihet a përkëdhelet nga dikush Tuna, të paktën për momentin, edhe pse pas divorcit, ajo u përfol për një lidhje me reperin e grupit “Skillz”, Ledri Vula, një ish i saj, por të dy e kanë mohuar të kenë krijuar diçka të re me njëri-tjetrin.

 

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close