VIP

Unë, Berlusconi dhe lesbiket

18-vjeçarja që rrezikon të shkatërrojë karrierën e Silvio Berlusconi tregoi se si ajo ishte e pranishme, ndërsa Kryeministri argëtohej duke parë dy lesbike në aktivitet seksual.

Në një intervistë eksluzive për të përditshmen britanike “The Sun”, Ruby Rubacuori, emri i vërtetë i së cilës është Karima El Mahroug, tregoi detaje të tjera pikante nga historia e saj me njeriun më të fuqishëm në Itali.

Adoleshentja marokene, e cila ishte minorene kur u ftua për herë të parë në vilën e Kryeministrit, pretendon se ajo nuk është përfshirë kurrë në aktivitet seksual me 74-vjeçarin, pavarësisht se ka qëndruar në vilën e tij deri në katër të mëngjesit.

Megjithatë, dëshmitë e saj kanë zbuluar shumë anë të tjera, të asaj që duket se është jeta e shfrenuar e Kryeministrit.

”Pasi darka përfundoi, shkuam në një vend poshtë në vilën e Berlusconi-t dhe vajzat filluan të zhvisheshin e të kërcenin për Kryeministrin. Unë bëra një kërcim joshës për të”, deklaroi Karima, duke iu referuar një darke në të cilën ajo shoqërohej nga 30 vajza të tjera.

”Midis vajzave, kishte edhe personazhe të njohura nga televizioni dhe të gjitha ishin shumë të bukur. Unë isha ulur pranë Kryeministrit, kur dy prej atyre vajzave filluan të angazhoheshin në një raport seksual midis tyre. Berlusonin e argëtonte shumë t’i shikonte.

Dy vajza përfunduan në darkë në dhomë me Berlusconi-n”. Parti ndodhi në vilën e Kryeministrit në Romë. Nëse akuzat e ngritura ndaj 74-vjeçarit për raporte seksuale me minorene do të vërtetohen, karriera e tij politike do të shkatërrohet, ndërsa ai mund të dënohet deri me tre vjet burgim.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close