s Ushtari britanik që humbi këmbën në Irak mesazh të fuqishëm ndaj atyre që i thonë se duhet urryer myslimanët | www.Zemra.Org

Ushtari britanik që humbi këmbën në Irak mesazh të fuqishëm ndaj atyre që i thonë se duhet urryer myslimanët

Chris Herbert ishte vetëm 19 vjeçar kur vetura e tij ishte goditur nga një bombë në Basra të Irakut, e cila ia kishte mbytur shokun e tij, ia kishte lënduar disa, dhe këtë e kishte lënë që gjatë tërë jetës së tij të jetoj pa këmbën e tij të djathtë, raporton zemra.org.

we15-650x358

Përmes postimit në Facebook, i cili është shpërndarë me dhjetëra mijëra herë, Herbert e ka përpiluar një listë të myslimanëve të cilët i kanë ndihmuar këtij – duke e përfshirë edhe kirurgun mysliman i cili ia kishte performuar operacionin që këtij ia kishte shpëtuar jetën.

Herbert gjithashtu i cekë edhe ‘britanikët e bardhë’ të cilët i kanë bërë këtij gjëra të pakënaqshme në jetën e tij.

“Ti fajësosh të gjithë myslimanët për veprat e grupeve si ISIS dhe Taliban, është si ti fajësosh të gjithë krishterët për veprat e grupeve si KKK apo Westboro Baptist Church”.

Lajmi.net e sjell për ju postimin e plotë të tij në Facebook, në të cilin ai ka marrë shumë lëvdata.

Chris Herbert

“Jam duke u irrituar nga disa njerëz të cilët presin nga unë të bëhem racist vetëm për shkak se dikush më ka hedhur në erë.

Po. Një mysliman më ka hedhë në herë dhe unë e kam humbur këmbën time.

Një mysliman gjithashtu e kishte humbur dorën e tij atë ditë duke e veshur një uniformë britanike.

Një mjek mysliman ishte në helikopter i cili më kishte marrë mua nga ajo fushë e betejës.

Një kirurg mysliman e kishte kryer operacionin i cili ma kishte shpëtuar mua jetën.

Një infermiere myslimane ishte pjesë e ekipit që më kishte ndihmuar mua kur jam kthyer në Mbretërinë e Bashkuar.

Një mysliman ishte pjesë e ekipit të cilët më ndihmonin mua me nevojat e mia ditore gjatë rehabilitimit kur isha duke u mësuar si të ecë.

Një mysliman, i cili ishte shofer i taksive, më kishte dërguar të pijë birrë me babanë tim pasi që jam kthyer në shtëpi, dhe nuk më kishte marrë asnjë cent.

Një doktor mysliman e kishte ngushëlluar babanë tim dhe i kishte dhuruar atij këshilla në një kafe kur ai nuk kishte ditur se si të veprojë me ilaçet e mia dhe efektet e tyre anësore.

Ndryshe prej krejt këtyre:

Ishte një britanik i bardhë i cili kishte pështyer në fytyrën e të dashurës sime duke thënë ‘shkofsh në djall, si mund ta zgjedhësh një invalid kur mund të më kesh mua’.

Një britanik i bardhë e kishte shtyrë karrocën time nga lifti vetëm që ai ta përdorte i pari.

Një britanik i bardhë i kishte bërtitur babait tim që ai kishte parkuar në një vend të rezervuar për personat me aftësi të kufizuar kur unë isha në atë veturë.

Unë nuk i urrej as myslimanët as ‘britanikët e bardhë’.

Çështja është që unë e di kë ta pëlqej e kë jo. Unë e di kë e vlerësoj dhe kë jo.

Nëse ju dëshironi ta urreni një racë të tërë të meshkujve dhe femrave vetëm për shkak të veprave të disa maskarenjve, atëherë bëjeni këtë, por mos provoni që të më bindni edhe mua ta bëjë të njëjtën gjë duke menduar se unë do ta hajë këtë karrem lehtë vetëm për shkak se një ditë dikush kishte vendosur që unë duhet të vdes.

Ti fajësosh të gjithë myslimanët për veprat e grupeve si ISIS dhe Taliban, është si ti fajësosh të gjithë krishterët për veprat e grupeve si KKK apo Westboro Baptist Church. Merruni me jetën tuaj, përqafojeni familjen tuaj dhe kthejuni punës.” /lajmi.net

Chris Herbert


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Comments are closed.