Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Vëllai vret vëllain në Saraj të Shkupit

thikaNë një përleshje fizike midis dy vëllezërve në Saraj të Shkupit, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve nga therja me thikë.

Konflikti ka shpërthyer midis dy vëllezërve Sabedin R, 29 vjeç, dhe Bashkim R, 37 vjeç, me ç`rast ky i fundit më në moshë ka nxjerrë thikën dhe ka ther vëllain më të vogël, duke i shkaktuar plagë të rënda, transmeton INA.

Menjëherë i plagosuri është dërguar në Klinikën e Shkupit, mirëpo për fat të keq ka ndërruar jetë nga plagët e rënda. Policia menjëherë ka arrestuar vëllain vrasës.

Tags
Show More

Related Articles

Close