VIP

Vidhen kenget e Flori Mumajesi

Ne fakt, nuk eshte hera e pare qe produksionet e tij te vidhen fare hapur nga kengetare te huaj, kryesisht serbe dhe bullgare.

Duket se tashme Flori ia ka marre doren ketij fakti, megjithate kjo nuk do te thote qe eshte indiferent apo nuk i ben pershtypje. Perkundrazi! Revolten e tij e ka shprehur edhe ne Facebook.

Kete here behet fjale per dy kenge, njera eshte “Game Over” kenduar nga kengetarja e re Elia dhe Lazy, e cila eshte sjelle ne nje version identik nga kengetarja nga Bosnje Hercegovina Anabela, ne kengen “Ne zovi me”.

Madje kengetarja duket se nuk eshte lodhur fare, por edhe tekstin e ka marre “copy -paste” duke perdorur ne refren te njejten fjali, “Game Over”. Ndersa rasti i dyte eshte i nje kenge e cila ka disa vjet qe ka dale, por qe ka qene nje super hit, “Hajt” nga kengetarja Kaltrina Selimi, e cila eshte marr identike nga Lepa Djordjevic ne kengen “Tvoja Vestica”. E pyetem Florin ne lidhje me kete histori dhe nese kishte ndermend te ndermerrte ndonje procedure ligjore dhe ai na tha se ishte tashme ne nje proces gjyqesor, por ende nuk kishte dicka konkrete, prandaj nuk donte te fliste me gjate neper media.

Duket se rrota tashme eshte kthyer dhe nese vite me pare,ishin kengetaret tane qe benin kerdine duke vjedhur kenget bullgare, serbe e rumune, sot jane keta te fundit qe kane kthyer syte dhe veshet nga ne. Gazeta Paloma

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close