Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Vrasje në Klinikën për fëmijë në Shkup

klinNjë dramë e vërtetë ka ndodhur sonte në kulmin e Klinikës për sëmundje për fëmijë në Shkup.

Nga MPB kanë raportuar se në orën 20:40 nga sigurimi i Klinikës për fëmijë janë informuar se në kulmin e spitalit gjendet një mashkull i cili dëshiron të hidhet nga çatia.

Sipas informatave jozyrtare, një motër medicinale e cila ka punuar në trajtimin intensiv në Klinikën për fëmijë në Shkup, është vrarë nga i dashuri i saj me gufatje, dhe pastaj e ka hedhur nga kulmi. Trupi i femrës është gjetur nga sigurimi i spitalit, i cili ka informuar policinë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur pjesëtarët e njësisë policore Alfa dhe kanë tentuar të bëjnë reanimimin e vajzës, por ajo nuk kishte dhënë shenja jete. Pas dramës prej pesë orëve, pjesëtarët e policisë kanë arritur për të bindur personin që të zbresë nga çatia dhe kanë arrestuar atë pasi dyshohet se ai ka kryer vrasjen. MPB ka konfirmuar këto informata.

Femra ka qenë motër medicinale e punësuar në klinikë, ndërsa 22 vjeçari i arrestuar është nga fshati Petrovec i Shkupit – ish partner i saj. Sipas informatave të policisë, personi së bashku me viktimën fillimisht kanë patur një zënkë verbale në çatinë e klinikës, ku pastaj pas zënkës së shkurtër i dyshuari e ka gufatur dhe e ka hedhur nga ndërtesa që ka shtatë kate, shkruan Zemra.org.

Nga policia thonë se ka patur tentim për reanimim të trupit të femrës në Qendrën urgjente, por ishte tentim i pasuksesshëm. Vajza, e lindur në vitin 1982, gjithashtu ishte nga fshati Petrovec.

Tags
Show More

Related Articles

Close