Teknologji

Xiaomi do të sjellë një smartfon të ri që ka kamerë me 108 megapixelëve

Xiaomi do të sjellë një smartfon të ri që ka kamerë “penta” me 108 megapixelëve

Smartfoni Xiaomi Mi CC9 Pro, është ndër të parët që do të ketë kamerë “penta”, që do të thotë se do të funksionojë nëpërmjet pesë sensorëve.

Kamera pasme e këtij telefoni do të ketë 108 megapixel, që i mundëson të realizojë imazhe shumë të pastra me rezolucion të lartë, transmeton Telegrafi.

Më herët, kemi parë smartfonë që kanë nga pesë kamera, si Nokia 9 PureView dhe Huawei P30 Pro, por, Xiaomi i ka integruar që të pesta që të funksionojnë së bashku.

Deri më tani, Xiamoni ka ofruar smartfonë mjaft të mirë, por nuk ka investuar shumë në kamera dhe pjesë tjera atraktive, mirëpo ishte shumë i kërkuar për shkak të çmimeve të ulëta.

Integrimi i kësaj kamere të fuqishme dhe vazhdimi i mbajtjes së çmimit në nivelin e duhur, pritet ta bëjë Mi CC9 Pro shumë të kërkuar.

Megjithëse nuk janë bërë të ditura detajet tjera, gjithçka do të mësohet më pesë nëntor, kur Xiaomi planifikon ta lansojë një orë të zgjuar dhe Xiaomi TV.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button