BotaKronika e ZezeLajme

1 mijë të vdekur, 88 mijë të zhdukur

Nga shërbimi kombëtar meteorologjik japonez kanë paralajmëruar se muajin e ardhshëm mund të priten edhe një varg tronditjesh me fuqi prej shtatë ballë sipas Rihterit.

Tokio, 11 mars – Të paktën 1 mijë persona e kanë humbur jetën dhe 88 mijë të tjerë llogariten të zhdukur në tërmetin e sotëm që goditi Japoninë dhe që u përcoll me cunami, njoftojnë mediat japoneze. Nga shërbimi kombëtar meteorologjik japonez kanë paralajmëruar se muajin e ardhshëm mund të priten edhe një varg tronditjesh me fuqi prej shtatë ballë sipas Rihterit.

 

Megjithate, për shkak të forcës shkatërruese të tërmetit dhe valëve të larta cunami, autoritetet presin që numri i viktimave të jetë më i madh.

Dhjetëra qytete dhe fshatra përgjatë bregut prej 2.100 kilometrave, u goditën nga dridhjet e fuqishme, të cilat arritën edhe deri në Tokio, qindra kilometra larg epiqendrës. Shumica e dridhjeve të dyta ishin me fuqi mbi gjashtë shkallë sipas Shkallës së Rihterit.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close