KosovaKronika e ZezeLajme

17 vjet nga rënia e dëshmorëve Talla, Maliqi dhe Durmishi

Para 17 vjetësh në Prishtinë kanë rënë heroikisht dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.

Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, më 2 dhjetor 1998 ranë në një pritë të forcave serbe, në Prishtinë.

Kjo ishte një vrasje makabre e dëshmorëve Talla, oficer i lartë i UÇK-së, Maliqi dhe Durmishi.

Ata u vranë nga shërbimi sekret serb në afërsi të Qendrës së studentëve në Prishtinë derisa ndodheshin në një mision ushtarak, transmeton kp.

deshmoret

Dëshmorët e kombit qenë në mesin e shumë djemve dhe vajzave shqiptare që u mësyn të ecnin shtigjeve të lirisë dhe është vështirë të shkruhet dhe të nxirren në sipërfaqe heroizmat e luftëtarëve të lirisë.

Këta tre, tani dëshmorë të kombit, qenë ndër ata që u mësyn të ecnin këtyre shtigjeve.

Sot me rastin e 17 vjetorit të rënies familjarë dhe bashkëluftëtare do të bëjnë homazhe tek vendi i rënies të tre dëshmorëve në lagjen Bregu i Diellit si dhe tek varr et e tyre në Podujevë dhe në fshatin Shajkovc.

Tre dëshmorët janë dekoruar nga Presidenca e Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button