BotaLajme

Britania vendos sot nëse do të përfshihet në sulmet ajrore ndaj ISIS

Deputetët e parlamentit anglez do të vendosin më vonë nëse do të nisin fushatën e sulmeve ajrore në Siri kundër militantëve të ISIS.

Një debat 10-orësh në Dhomën e Komunave do të përfundojë me një votim, nëse Britania e Madhe do t’i bashkohet SHBA-së, Francës dhe Rusisë në sulmet ndaj bastioneve të ISIS.

2015120211

Kryeministri anglez, David Cameron thotë se Shteti Islamik është një kërcënim për sigurinë e Britanisë.

Me 50 deputetë të tjerë laburistë që do mbështesin qeverinë, si dhe Partinë Sindikaliste Demokratike dhe Demokratët Liberalë që gjithashtu do japin mbështetjen e tyre, Cameron pritet të fitojë miratimin parlamentar që Britania të ndërhyjë ushtarakisht në konfliktin 4-vjeçar në Siri.

Show More

Related Articles

Back to top button