Lajme

22 të plagosur nga bomba në Stamboll

Një kamikaz ka aktivizuar një bombë në qëndër të qytetit turk të Stambollit duke plagosur më shumë se 22 vetë, dhjetë prej të cilvëve policë.

Policia ka thënë se kanë gjetur trupin e kamikazit në sheshin Taksim, në afërsi të monumentit të Pavarësisë.

Ekipet e çaktivizimit të bombave, kanë gjetur një objekt tjetër shpërthyes të dyshimt nëafërsi të vëndngjarjes.

Një shef i policisë tha se kamikazi kishte tentuar dhe kishte dështuar në aktivizimin e bombës së tij brënda një makine policie që kishte ndaluar.

Disa makina policore ishin parkuar në shesh të gatshme për protestën që do të zhvillohej gjatë ditës.

Korrespondenti i BBC-së në Stamboll thotë se të dyshuarit kryesor janë grupimet e lidhura me al-Kajdën dhe kryengritësit separtist kurd.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close