Kronika e ZezeLajme

9 kg kokainë nga Hollanda, në pranga tre shqiptarë

Gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, autoriteteve greke në portin e Patras sekuestruan një sasi prej 9 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kokainë.

Policia greke bën të ditur se, lënda narkotike ishte ngarkuar në afërsi të kufirit belgo-holandez nga një 24-vjeçar shqiptar, tashmë i arrestuar prej autoriteteve. Gjithashtu, në bordin e një kamioni të ngarkuar me medikamente, do të dërgohej nëpërmjet portit të Patras në tregun e narkotikëve të Athinës.

Mësohet se policia kishte informacion për trafikun e lëndës narkotike. Ajo pasi skanoi kamionin në skanerin e doganës së Patras, sapo ai zbriti nga trageti i linjës Itali-Greqi, mundi të gjejë të fshehura në kabinën e kamionit pakot e drogës.

Në të njëjtën kohë, si bashkëpunëtorë në trafikun e lëndëve narkotike janë arrestuar në Athinë, edhe pronari grek i kamionit, 45 vjeç dhe dy shtetas shqiptarë 28 dhe 39 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar përveç kokainës, edhe 2 pistoleta, 95 fishekë, 30.000 euro kesh, një kamion frigoriferik, 3 autovetura, 11 celularë dhe 1 tablet.

Sipas policisë greke, droga e sekuestruar kalon vlerën e 400.000 euro. Mëngjesin e së hënës, katër të arrestuarit do t’i dërgohen gjykatës së Athinës për masë sigurie.

Show More

Related Articles

Close