KosovaKronika e ZezeLajme

Arrestohen 6 trafikantë droge dhe një mjek për ryshfet

drogeDrejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka realizuar dy aksione policore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e gjithsej gjashtë personave, pesë prej të cilëve janë të dyshuar në involvim të trafikimit me substancë narkotike, ndërsa një në keqpërdorim të detyrës zyrtare. Gjatë këtij aksioni janë konfiskuar mbi 15 kg substancë narkotike e llojit mariuhanë.

Bajram Nuhiu, toger në Policinë e Kosovës, ka potencuar se aksioni, që ka ndodhur më 27 maj është realizuar në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë dhe Prishtinë-Komoran, me ç’rast edhe ka ndaluar dy vetura të cilat dyshohet se kanë qenë të përfshira në trafikim të substancave narkotike, transmeton Kosovapress.

“Gjithsej janë arrestuar pesë persona, tre qytetarë kosovarë dhe dy qytetarë shtetas të Shqipërisë. Substanca narkotike ka prejardhjen nga Shqipëria, ndërsa destinacioni ka qenë për konsumim vendor. Gjithsej janë konfiskuar 15 kg e 326.8 gram mariuhanë, dy veturë, rreth 1400 euro, 12 mijë lekë dhe gjashtë telefona celularë. Marrë në konsideratë edhe rastin që ka ndodhur para 10 ditëve, brenda një periudhe dy javore janë shkatërruar dy grupe kriminale të cilat kanë qenë të përbëra nga shtetas kosovarë dhe të Shqipërisë”, ka thënë ai.

Po ashtu, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar edhe një mjek, i cili dyshohet se ka mashtruar pacientët, duke u marrë shuma të konsiderueshme parash, kinse për shërim jashtë vendit dhe rregullim vizash.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe korrupsionit gjatë një hetimi të një rasti të caktuar datë 07.06 2013, ka ndaluar dhe njëherit arrestuar një person, me inicialet H.K, viti i lindjes 1965, punonjës mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Personi i arrestuar dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për mashtrim në detyrë. Ky person duke i trajtuar qytetarët dhe njëherit duke i mashtruar të njëjtit për trajtim mjekësor që do të kryhet në Kosovë dhe jashtë vendit, u ka marrë para në vlera të ndryshme për t’i adresuar në trajnim të jashtëm, si dhe mashtrim të përgatitjes së vizave”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas statistikave që posedon Policia e Kosovës, vetëm gjatë pesë mujorit të parë të vitit 2013, nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, janë konfiskuar 293 kg substancë narkotike, ndërsa ka arritur të arreston 198 persona, të invovuar në trafikimin me substanca narkotike.

zemraorg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button