BotaInteresanteLajme

E thirri policinë se prostituta nuk i doli e bukur

policiaNjë klient i pakënaqur e ka thirrur numrin e policisë për raste urgjente për t’u ankuar se prostituta të cilën e kishte angazhuar, ishte shumë e gërditshme.

Daily Mirror njofton se ai e kishte raportuar ‘shoqëruesen’ e tij për thyerje të ‘Ligjit për shitjen e gjësendeve’ (sipas Ligjit për shitjen e gjësendeve në Britani të Madhe, artikujt e shitur duhet të shërbejnë në mënyrë të njëjtë me përshkrimin në paketim).

Policia e Birminghamit i ka thënë ankuesit se kishte qenë pikërisht ai që ka thyer ligjin, pasi ka kërkuar shërbime seksuale. Po ashtu, ai është paralajmëruar se nuk guxon ta thërrasë policinë për gjëra pa lidhje, sepse mund të dënohet deri në gjashtë muaj burg.

“Telefonuesi refuzoi t’i jepte të dhënat e tij, por policia e ka identifikuar dhe i është dërguar një letër paralajmëruese”, thuhet në një komunikatë të policisë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button