MuzikeVIDEOVIP

Adelina Tahiri, këngë kushtuar Lorik Canës

Javës që kaloi, tek filloi konkurrimi tek “Kënga Magjike” dhe, siç kemi mësuar, këtë edicion konkurojnë shumë emra të njohur të muzikës shqiptare. Mes tyre, në listë për herë të parë është dhe këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, që vjen me një baladë dashurie.

Fabula e këngës përshkruan një lidhje, e cila nuk mund të finalizohet, edhe pse është bërë gjithçka për të. Kënga titullohet “Ti mos u kthe…”, ndërsa ne mësojme se kjo këngë është e frymëzuar nga lidhja e saj e dashurisë me futbollistin e njohur Lorik Cana. Kjo ishte një nga ato histori mes dy personazhesh të njohur, ku kurioziteti ishte shumë i madh për të mësuar sa më shumë detaje, por filloi dhe mbaroi pa mësuar asgjë nga goja e dy protagonistëve të saj.

Pasi përfundoi gjithçka, thuhet se Loriku i ka kërkuar këngëtares që të vazhdojnë shoqërinë vetëm si shokë, por këngëtarja nuk e ka pranuar këtë, madje nga tekstshkruesi ka kërkuar që të gjithë historinë ta përshkruajë ashtu siç ka ndodhur, në vargjet e këngës. “Ti ndjenjën time e shkele, si të ish një lule në tokë, një ish për mua ngele, nuk mund të bëhesh kurrë një shok”. Këto janë disa nga vargjet e baladës së Adelina Tahirit, e cila tek “E diela shqiptare” prezantoi për herë të parë këngën konkurruese, dhe reagimet qenë pozitive, sepse kënga filloi të pëlqehet shumë. Ndoshta pikërisht kjo këngë ka prekur shumë zemra të vajzave të lënduara nga dashuria, ndërkohë që Adelina ka gjetur përkrahjen e shumë fansave me këtë projekt të ri muzikor. Rikthimi i saj vjen pikërisht në këtë festival, në kohën kur është duke përfunduar albumin më të ri muzikor, që së shpejti pritet të jetë në duart e fansave të saj. Ne po zbulojmë edhe tekstin e këngës, e cila rrëfen për ngjarjen e dashurisë mes këngëtares dhe futbollistit të njohur.

Ti mos u kthe…

Tani të di vërtet ç’të sillet
nëpër mend
Një dashuri që vret, një dashuri
që dhemb
Ti ndjenjën time e shkele,
si të ish një lule në tokë
Një ish për mua ngele, nuk
mund të bëhesh kurrë një shok
Ti mos u bëj një ëndërr, se
ëndrra vjen e shfaqet prapë
Thua në ëndërr të humba,
se ti u trete mbete pas
Me hijen tënde s’mund të flas
Nuk mundet një dashuri
ta kthejmë në miqësi
Veten kot mos e gënje,
Nuk mundet një dashuri
ta kthejmë në shoqëri
Ndaj asnjëherë ti mos u kthe…
Ti mos u kthe,
Ti mos u kthe…

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close