VIP

Adriani: As që i dëgjoj këngët e Florit – e le më t’i kopjoj

Adrian Gaxha ka reaguar rreth akuzave të kantautorit Flori Mumajesi se ia ka vjedhur idenë për këngën “Ngjyra e kuqe”.

Këngëtari nga Maqedonia po konkurron në festivalin “Kënga Magjike” me bashkëpunimin e tij me të riun Florian Beqiri, ndërsa kënga e tij është mjaft e pëlqyer. Nga ana tjetër, Flori përmes Facebookut e ka akuzuar se ia ka kopjuar hitin e tij, “Tallava”.

Megjithatë, Adriani ka thënë se jo vetëm që nuk e ka kopjuar këngën, por ai nuk e dëgjon fare muzikën e Florit. Për më shumë, ai thotë se Mumajesi do të ishte i fundit që do ta kopjonte apo imitonte.

Ndryshe, duke u bazuar në suksesin e madh të këngës “Ngjyra e kuqe”, Gaxha ka vendosur që t’i realizojë edhe videoklip.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button