VIP

Afërdita Dreshaj bashkohet me Shpat Kasapin?!

Aferdita Dreshaj dhe Shpat KasapiAfërdita Dreshaj në mënyrë sensacionale ka bërë aludimin më të madh se mund të jetë bashkuar me ish të fejuarin e saj, këngëtarin Shpat Kasapi.

Aludimi i jashtëzakonshëm ka ardhur nga vet Afërdita, e cila momentalisht po e promovon videoklipin e saj të ri “SuperStar” në bashkëpunim me Lumi B.

Në rrjetin social Facebook ishte Afërdita që ka publikuar një fotografi nga promovimi i klipit, ku shihej një imazh i një prej sekuencave të videoklipit të ri, ku shihet se Afërdita puthet nga një mashkull që ngjason me Shpatin në format të një reviste.

Afërdita e ka fshirë këtë postim pas 15 minutash qëndrimi në profilin e saj në Facebook.

Videoklipi ende nuk është publikuar në YouTube për fansat, por ajo ka arritur që të ngrisë kurreshtjen e madhe nëse lajmin për ribashkimin me Shpat Kasapin e ka lënë për t’u zbuluar në videoklipin e ri.

Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi ishin të fejuar për dy vjet, para se të shpërthente skandali i fotove të Afërditës me Leonardo Di Caprion, i cili ishte dhe një prej arsyeve të ndarjes së tyre.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button