s Afroviti Goge lidhet me ish-të dashurin e Aida Bajraktarit | www.Zemra.Org

Afroviti Goge lidhet me ish-të dashurin e Aida Bajraktarit

Afroviti Goge është një trend i njohur social. Vajzat e show biz-it qarkullojnë mes njëra tjetrës të dashurit. Kjo ka ndodhur edhe me të dashurin e ri të modeles Afroviti Goge e cila prej disa kohësh është e lidhur me ish të dashurin e Aida Bajraktarit, ish velinë e Fix Fare dhe moderatore e një emisioni sportiv në platformën e Digitalb.

Edhe djaloshi është një figurë e njohur në rrethet sociale në kryeqytet. Që në moshë  të re, ai është bërë pronar i një night klubi të njohur në Tiranë. Aida Bajraktari ka pasur një lidhje pesë vjeçare me pronarin e night klub-it e cila kohët e fundit karakterizohej me ndarje dhe bashkime të shpeshta, mirëpo prej gati dy muajsh çifti nuk shoqërohet më, duke përhapur zëra se lidhja e tyre ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Në të vërtetë, çfarë i ka vënë vulën ndarjes mes çiftit ka qenë lidhja e tij me modelen Afroviti Goge e cila ka zënë vendin e Aida Bajraktarit në zemrën e djaloshit simpatik.

Sipas miqve të Afrovitit, modelja kalon më shumë kohë në klubin e tij sesa në shtëpinë e saj. Mirëpo çfarë duhet theksuar është fakti se asnjëri as tjetri nuk e ka publikuar këtë fakt në faqen e tyre në Facebook. Për të gjithë të njohurit e tyre në Facebook, Afroviti dhe pronari i klubit vazhdojnë të jenë single.


Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Zemra.org

Tags: , , , , , ,

Komenti juaj:

VEREJTJE: Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet, ne te kundert, komenti nuk do te publikohet. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Zemra.Org!

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.