LajmeMaqedoniaPolitika

Ahmeti dhe Gruevski negociojnë vetëm përmes medieve

Partitë politike të cilat fituan zgjedhjet parlamentare, gjatë kësaj jave duhet të nisin negociatat për formimin e qeverisë së re. Tirana dhe Prishtina zyrtare prej së afërmi i ndjekin zhvillimet rreth negociatave për formimin e Qeverisë së re dhe janë të interesuara që shqiptarët të përforcojnë pozicionin e faktorit shqiptar në qeveri dhe të përshpejtojnë integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Deri më tani sa i përket formimit të qeverisë së re asnjë informacion nuk ka dalë nga selitë e BDI-së dhe VMRO-së, të cilat parti si duket do të negociojnë në heshtje dhe lar mediave. Partia e Ali Ahmetit gjatë të dielës formoi grupin, i cila do t’i udhëheqë negociatat me VMRO-në për formimin e qeverisë. Bëhet e ditur se udhëheqësi i këtij grupi do të jetë sekretari i përgjithshëm, Abidlaqim Ademi, ndërsa pjesë e këtij grupi do të jenë edhe Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Ermira Mehmeti dhe Fatmir Besimi. Ende nuk ka informata se kush do ta formojë grupin negociator të VMRO-DPMNE-së. BDI në këto negociata hyn me partnerin e saj që ka shtatë deputetë më pak në krahasim më tre vite më parë, kur gjatë formimit të qeverisë kishte 63 deputetë dhe diktonte ritmin e negociatave. Thuhet se bisedimet për formimin e qeverisë nuk do të jenë të lehta dhe se BDI do të paraqesë dy kërkesa për formim e kësaj qeverie të re të Gruevskit, ndërsa nëse nuk plotësohet kërkesa e parë nuk do të kalojnë në të dytën. Bëhet e ditur se BDI do të kërkojë nga Gruevski që të zgjidhe çështjen e emrit në një qind ditët e para, hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe datë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Vetëm me plotësimin e kësaj kërkese thuhet se BDI do të vazhdojë me negociatat për ndarjen e ministrive, të cilat sipas burimeve janë kërkesa e dytë me rëndësi e partisë së Ahmetit. Ndërkaq nëse kalon kërkesa e parë, BDI do të kërkojë ministritë siç janë ajo e Financave, Punëve të Jashtme dhe Brendshme, si dhe vend i kryetarit të Parlamentit, në të cilin thuhet se do të propozohet Teuta Arifi ose Ermira Mehmeti.

Ahmeti dhe Thaçi në konsultime në Tiranë dhe Prishtinë
Në kuluaret flitet se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi kanë qëndruar në Tiranë dhe në Prishtinë, për të biseduar me autoritetet e atjeshme dhe faktorët politikë rreth formimit të koalicionit qeveritar. BDI-ja në zgjedhjet e fundit fitoi 15 deputetë, ndërsa PDSH-ja 8. Dy partitë shqiptarë së bashku me LSDM-në që fitoi 42 deputetë mund të krijojnë qeveri, por lideri i BDI-së, Ali Ahmeti para zgjedhjeve deklaroi se do ta respektojë vullnetin politik të shumicës së popullit maqedonas. Këtë vullnet në zgjedhje e fitoi VMRO-DPMNE-ja e cila fitoi 56 deputetë. Nga dy partitë shqiptare nuk konfirmuan informacionin për qëndrimit e dy liderëve për konsultime në Prishtinë dhe Tiranë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button