KosovaKronika e ZezeLajme

Aksidentohet vetura me të cilën po udhëtonte Albin Kurti në Tiranë

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili këtë të diel ka vizituar Tiranën, është aksidentuar duke u kthyer në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së aeroportit.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

“Sonte makina e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas agjendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka thënë Manxhuka.

Ndërkaq, mësohet se pas aksidentit, Kurti është transportuar me veturën e patrullës së policisë deri në Tiranë.

Kurti, gjatë qëndrimit në Tiranë, para gazetarëve, ka folur për refuzimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. janë dy vende që duan [të jenë pjesë] dhe i duhen Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti.

Po ashtu i pyetur për takimin me Ramën, ka thënë se do ta takojë herën tjetër pasi ka angazhime në Prishtinë.

“Do kthehem sonte në Kosovë por do ta takoj së shpejti kryeministrin e Shqipërisë. Është çështje ditësh dhe jo javësh kjo punë”, ka thënë Kurti./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button