Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Korçë, grabitet shtëpia e një biznesmeni

Shtëpia e një biznesmeni është grabitur natën, mes të hënës dhe të martës, në qytetin e Korçës. Autorët janë larguar me shuma të konsiderueshme parash.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave grabitësit kanë arritur të marrin 30 mijë euro dhe 10 milionë lekë, nën kërcënimin e armëve.

Megjithatë, me t’u informuar, policia është vënë në lëvizje dhe shumë shpejt ka identifikuar e arrestuar njërin prej grabitësve. Tjetri është shpallur në kërkim, raporton TCh.

Burimet shtojnë se autorët hynë të armatosur dhe të maskuar në banesë dhe pasi morën paratë, goditën të zonjën e shtëpisë.

Që nga fillimi i vitit, në vend janë regjistruar një seri grabitjesh të dhunshme. Megjithatë, risi ishte ardhja e një bande italiane për të grabitur dyqane në Shqipëri.

Gjatë një operacioni të koduar “Furtuna“, të kryer 6 ditë më parë, policia e Fierit arrestoi dy shtetas italianë të dyshuar për dy grabitje të dhunshme.

Policia e Fierit njoftoi se në pranga ranë Giuseppe Margiotta, 33 vjeç dhe Franco Galluci, 31 vjeç, të dy lindur dhe banues në qytetin e Leçes.

Nga hetimet e policisë rezultoi se dy italianët kishin vjedhur të armatosur dhe në bashkëpunim dy argjendari, një në Ballsh dhe tjetrën në Fier, si dhe dy tregtarë në Lushnje.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button