Interesante

Varfëria më çoi në klubet e natës…thekson një vajzë!!

Jam një vajzë nga Tirana, 23 vjeçe, që dua të ngelem anonime. Kam lexuar në gazetën tuaj shumë histori të bukura e të trishtuara dhe doja që edhe unë të tregoja historinë time, që ka filluar në moshën 20-vjeçare e që vazhdon akoma.

vajz

Shpresoj që një ditë shumë të afërt, të nisë një epokë e re në jetën time. Isha një studente në Universitetin Ekonomik të Tiranës. E fitova këtë shkollë me forcat e mia, me notat që kisha nxjerë në gjimnaz. Gjithçka po shkonte më së miri deri kur babai im bëri aksident, u paralizua dhe gjithë jeta e tij u mbyll mes katër mureve, në një karrige me rrota. Babai im nuk ishte mësuar të rrinte i mbyllur mes katër mureve të asaj shtëpie.

Vazhdoni leximin:[wp-like-locker]

Çdo ditë ai ishte mësuar të shkonte në punë dhe në darkë, shpesh, luante shah me shokët e tij. Ngaqë ishte një person që nuk rrinte dot në shtëpi, filloi të stresohej, nuk hante, nuk fliste me njeri dhe shpeshherë, reagonte shumë ashpër kundrejt nesh. Nuk kishte natë që nuk qaja. Kur zgjohesha në mëngjes, isha me sy të enjtur dhe bëja sa më shumë makiazh, që të mos më dallonin në shkollë. Në shkollë isha një ndër studentet më të mira të universitetit, por kjo fatkeqësi që më ndodhi më bëri të bie shumë nga mësimet, nuk më bëhej t’i prekja librat me dorë.

Pothuajse të gjithë si shtëpi po kalonim në stres. Ne shtëpinë tonë kishte mbizotëruar trishtimi dhe varfëria. Të ardhurat u pakësuan në gjysëm, ndoshta më shumë se në gjysëm. Unë isha një studente dhe sigurisht, duhet të kisha para. Në vitin e parë të universitetit, isha mësuar të dilja me shoqet në kafe dhe shpesh organizonim edhe fundjavat larg shtëpisë, por tashmë s’kishte më për mua kafe e xhiro me shoqërinë. Sa mbaroja shkollën, vija në shtëpi se nuk kisha para të dilja.

Shoqëria me merrte në telefon e më thërriste të dilnim dhe unë gjithmonë nxirja justifikime nga më të ndryshmet. Po e shikoja që nuk mund të vazhdoja më ashtu dhe vendosa të futesha në një punë ku të merrja një pagesë të mirë dhe ndërkohë, të vazhdoja edhe shkollën. Po kërkoja gjithandej, por nuk gjeta asnjë punë. Shumë kërkonin eksperiencë, diçka që unë nuk e kisha. Në shumë raste të tjera, binim në kundërshtim me orarin që doja unë, se në mëngjes isha në shkollë.

Nuk më ngeli zgjidhje tjetër veçse të punoja si kubiste në klubet e natës. Shkova në një klub dhe direkt më pranuan, e para se kishin nevojë për një kubiste dhe e dyta, se unë isha e paraqitshme dhe sigurisht, do tërhiqja klientët. Me pranuan dhe vazhdova natën e parë. Ishte e tmerrshme! Gjithë kohën isha e frikësuar, por isha e detyruar ta bëja atë punë se përndryshe do dilnim të kërkonim para në rrugë, pasi gjendja në familjen time u bë shumë keq. Nga nata në natë, fillova të ambientohesha.

Shumë klientë të lokalit më kërkonin të kaloja edhe natën me ta. Në fillim, kur u futa në këtë punë, pronari nuk më tha që unë duhet të kryeja marrëdhënie edhe me klientët që e kërkonin këtë shërbim. Unë isha 20 vjeçe, kisha patur të dashur, por asnjëherë nuk kisha shkuar me të. Isha e virgjër.

Natën e parë që më kërkuan të bëja seks, nuk pranova. Bisedova me pronarin të nesermen dhe ai më tha se, ose duhet të shkoja me klientët, ose do të më hiqte nga puna. Unë pranova të rrija në punë dhe të kryeja marrëdhënie me klientët; ishte urdhër nga pronari. Kisha frikë se kisha dëgjuar nga shoqet e mia që hera e parë ishte shumë e vështirë. Në fakt, ishte e vërtetë, ashtu më ndodhi. M’u duk e tmerrshme. Kaloi ajo natë, që u pasua edhe shumë të tjëra pas saj.

Frika më e madhe që kisha ishte se mos merrja ndonjë sëmundje. Gjithmonë gjatë marrëdhënieve përdorja kontraceptivë, që të mos ngelesha shtatzënë. Fatkeqësisht, isha edhe jetime nga nëna, e cila më la në moshën 7-vjeçare dhe motrën tjetër 5 vjeçe. Motra, në atë kohë, ishte 18 vjeçe dhe ishte maturante atë vit. Sigurisht, edhe ajo ishte e shkëlqyer me mësime.

Unë duhej të punoja gjithë natën dhe në mëngjes duhet të shkoja në shkollë. Zgjati kështu një muaj, para po fitoja, por çdo ditë po tretesha, ishte shumë e vështirë për mua të punoja natën dhe të shkoja në shkollë ditën. E shtyva një muaj ashtu dhe një ditë më ra të fikët në klasë.

Direkt më çuan në urgjencë. Pasi më bënë një serum, më çuan në shtëpi. Nuk mund të vazhdoja më ashtu. Duhet të vendosja; ose shkollën, ose punën. Punën nuk mund ta lija se me atë ushqeja veten, motrën dhe babain, kështu që u detyrova ta lë shkollën; nuk kisha zgjidhje tjetër.

Që prej asaj dite që më ra të fikët, unë nuk u pashë më në shkollë. Pushoja gjatë ditës dhe natën më duhej të shkoja në punë. Jam bërë tjetër njeri dhe këtë gjë e vuaj çdo ditë e më shumë. Kam humbur shoqërinë, pasi sapo e morën vesh që punoja në një klub nate, më shohin në rrugë dhe nuk më flasim më. Tani kam shoqëri vetëm me femra që kanë pasur fatin tim.

Shpresoj që një ditë të largohem nga kjo rrugë ku jam futur dhe të krijoj një familje; kjo është një ëndër që e ëndërroj çdo ditë. Tani jam në një gjendje të mirë ekonomike, por e dërrmuar shpirtërisht. Kjo, pra, ishte edhe jeta ime plot fatkeqësi dhe vuajtje.

[/wp-like-locker]

 

Nuk ia uroj asnjë femre të kalojë në gjurmët e mia.

Show More

Related Articles

Back to top button