VIP

Aktoret më të bukura të Kinemasë

Hollywoodi është vendi ku aktoret e bukura janë të pafundme. Por cilat janë disa prej tyre? “Forbes” ka klasifikuar 16 për këtë vit.

Por nuk mungojnë as emra të tjerë si Angelina Jolie apo Charlize Theron. Aktoret në filmat që i dhanë atyre emër dhe bukuri të përjetshme

Po japim tani nga vendi i 10 deri në të vendin e 16-të. Më pas do të publikojmë vendet e para të klasifikimit sipas FORBES.

Eva Mendes

E njohur për biografinë e saj në film Eva Mendes renditet e dhjeta. Me performancat e dallueshme në “Last Night”, “The Spirit” apo “We own the night”, ka treguar aktoren vitale dhe atë sharmante. Eva Mendes është një nga emrat më të përmendur të hollivudit.

Filmat

The Spirit Once Upon a Time in Mexico Last Night

Jessica Biel

Aktorja Jessica Biel klasifikohet e 11-ta në këtë listë. Dallohet për aparencën dhe bukurinë e brishtë. Aktore dhe modele në të njëjtën kohë ajo do të përmendej veçanërisht për rolet në “Powder Blue”, “Nailed” e shumë të tjera.

Filmat Powder Blue I Now Pronounce You Chuck & Larry Nailed

Beyonce Knowles

Ajo është njihet si diva e muzikës, duke u vlerësuar si një nga këngëtaret më të paguara të vitit. Por jo vetëm kaq. Beyonce Knowles duket se po korr sukses edhe në kinematografi. Madje ajo do të spikatej për bukurinë e një mulateje ndryshe, duke u renditur e 12-ta.

Filmat

Obsessed Dreamgilrs, Austin Powers in Goldmember Tipping the Velvet

Keira Knightley

Fillimisht është prezantuar në “King Arthur”, duke spikatur me sharmin e një aktoreje të lindur. Ka filluar të aktrojë që në vitet 93’ dhe sot është një nga më të paguarat. Renditet e 13-ta në këtë listë të mbushur me emra.

Filmat

The Dutchess, Pirates of the Caribbean (franchise), Atonement Last Night

Angelina Jolie

Nuk kishte si të mungonte një tjetër yll i hollivudit që pritej të klasifikohej në një vend më lart. Ajo do të përmendej për filma veçanërisht aksion por dhe love story. Aktorja 35 vjeçare ka filluar të aktrojë që në vitet 80’ dhe është dalluar për talentin, sigurisht dhe bukurinë tipike Joliniane. Ajo renditet në vendin e 14-të.

Filmat

Wanted, Mr. & Mrs. Smith,

Taking Lives, Hackers, etc…

Charlize Theron

Një tjetër emër tepër i njohur është Charlize Theron një nga divat e hollivudit. Nëse dikur ajo do të renditej e para në këtë listë sot vjen në vendin e 15-t ë. Me një karrierë të suksesshme ajo përmendet veçanërisht për rolet në “The Italian Job”, “ The Road”, “The devil’s Advocate” përkrah emrave të tjerë të njohur.

Filmat

The Road Hancock, Aeon Flux, The Italian Job The Brazilian Job

Gwyneth Paltrow

Simpatikja Gwyneth Paltrow renditet e 16-ta. Me një bukuri nordike, 38 vjeçarja ka vite të tëra në skenën e filmit. Është dalluar për aftësinë e saj interpretuese që në vitet 90’ e tashmë është një nga emrat më të përmendur në Hollywood.

Filmat

Two Lovers Iron Man Iron Man 2

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close