VIP

Rikthehet Arta Bajrami

Këngëtarja Arta Bajrami kthehet pas një vit pauze, pas lindjes së bebes së saj të cilën e ka emëruar Viktoria. Ajo tashmë për adhuruesit e saj do të lansoj albumin e ri për të cilin thotë se është me këngë të disa rrymave muzikore.

Jeni bërë nënë, keni pauzuar një vit, si i kaluat këto ditë jashtë këngës?

Për faktin që arrita të sjellë në jetë një foshnjë i kam anashkaluar të gjitha. Të bëhesh nënë është ndjenja më e mirë në jetë dhe një vit iu kam përkushtuar tërësisht vajzës sime Viktorias.

Natyrisht që kënga dhe skena më ka munguar, por mendoj që fëmija është gjëja më e shtrenjtë në botë që ia vlen të sakrifikosh çdo gjë. Prandaj edhe unë gjatë kësaj kohe iu kam përkushtuar tërësisht vajzës dhe çdo gjë që ka pasur të bëjë me këngën e kam anuluar.

Tani do të lansoni albumin e ri, cilat do të jenë karakteristikat e tij?

Në realitet unë çdo vit ju sjellë këngë të reja adhuruesve të mi, një vit ju sjellë singëla dhe një vit album. Tani në këtë vit e ka radhën albumi në të cilin kam filluar punën dhe shumë shpejt do ta përfundoj. Edhe pse jam bërë nënë dhe kam pauzuar një vit, nuk do të mungoj albumi për artdashësit e mi.

Albumi do të përmbaj 10 këngë, jam duke punuar me Don Arbasin, Arsim Bunjakun, Avni Qailin, Don Pizhin etj. Albumi do të jetë i stilit tim, por do të ketë pak ndryshim sa i përket zhanreve. Do të ketë [email protected], folk moderne, house dhe balada.

Keni menduar të realizoni edhe ndonjë klip?

Po, do të jenë edhe dy videoklipe në këtë album, njëri do të jetë i një balade dhe tjetri i një kënge më ritmike.

Tani do t’iu shohim më shumë në Kosovë apo do të vazhdoni jetën në Gjermani?

Në fakt deri tani kam jetuar në Gjermani, mirëpo përgatitja e albumit dhe videoklipeve do të më shtynë të jetoj në Kosovë. Nuk mund të them se sa kohë do të jetoj këtu, por besoj se do të jetë një kohë e gjatë, sepse kam edhe shumë koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Ndonjë mesazh për fund?

Ju premtoj se do t’u sjellë një album me këngë sa më të mira, ashtu siç jeni mësuar të më shihni. Pres shumë suksese nga ky projekt imi muzikorë.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close