VIP

Alban Skënderaj & Miriam Cani

Alban Skënderaj e Miriam Cani, një ndër çiftet më simpatike të ekranit vazhdojnë të shijojnë lumturinë e bashkëjetesës së tyre. Tanimë, duke qënë të lumtur përkrah njëri tjetrit ata me optimizëm planet e momentit në tregun muzikor shqiptar.

Për këta dy personazhe dhe karrierën e tyre artistike mund të flasësh shumë, gjithsesi në aspektin profesional ata tanimë janë mëse të njohur për publikun shqiptar por cila është jeta e tyre përtej profesionit të muzikës ?! Cila është jeta e tyre larg ekranit dhe jetës mbytëse profesionale? Këto dhe çdo detaj tjeter do të ndahet ne intervisten ekskluzive per gazetën Trafik Vip.

Alban & Miriam: Përse ndodheni momentalisht në Tiranë?

Albani: Erdhëm për promovimin e videoklipit tonë të fundit i këngës që kënduam në festivalin e Rtsh. Kemi punuar me një intensitet të madh për realizimin e tij në një kohë të shkurtër dhe me një axhendë super të ngjeshur çka do të thotë që kemi investuar në të shume nga koha jonë. Gjithsesi, tani është pjesa më e bukur për ne, sepse po shijojmë “frytin” e punës sonë duke parë reagimin e publikut shqiptar. Gjithçka e kemi marrë me pak sportivitet por gjërat kanë shkuar shumë mirë.

Miriam: Është e vërtetë që tani jemi më të qetë sepse jemi çliruar nga përgjegjësia që kërkon një videoklip, aq më tepër kur realizohet nga një agjenci e mirëfilltë oraret e së cilës duhet t’i respektosh me saktësi. Gjithsesi, edhe gjatë qëndrimit këtu kemi lëvizur në Kosovë e Greqi për promovimin e klipit dhe ka qenë një spostim i vazhdueshëm. Gjithsesi, jemi të bindur që asnjëherë nuk mund të shohim fryte të punës nëse nuk punojmë për të qënë të suksesshëm. Tani për ne ka vetëm punë, kur të kthehemi në Gjermani do kemi mjaftueshëm kohë për tu relaksuar.

A jeni të kënaqur nga realizimi i videoklipit tuaj? A është kjo puna e realizuar që ju vërtetë prisnit?

Albani: Jemi shumë të kënaqur sepse është realizuar tërësisht nga profesionistë të vërtetë, çka nënkupton pjesërisht suksesin e këngës. Produksionin e videoklipit e mori përsipër një nga kompanitë më të rëndësishme gjermane e cila ka eksperiencë në këtë fushë. Personalisht, mund ë them me bindje që është hera e parë që kam punuar me këtë lloj mënyre e të them të drejtën më ka befasuar, sepse ishin ata që merreshin me çdo detaj të videoklipit duke nisur nga ato që në pamje të parë duken më të parëndësishme.Në këtë këngë jemi larguar paksa nga tendenca e momentit kur këngëtarët kërkojnë të ndërhyjnë në cdo sekuencë të videoklipit. Kjo këngë më ka mësuar që ndonjëhërë janë profesionistët e vërtetë ata që mund të realizojne gjëra produktive.

Miriami: Ka qenë surprizë e bukur edhe për ne kur e pamë të përfunduar videoklipin dhe kënaqësia në ato momente ka qënë e papërshkrueshme. Cdo arritje i kishte kaluar edhe parashikimet tona. Momentet që jemi bashkë më Albanin kishin dalë perfekte dhe me shumë shprehje si të botës së jashtme, ashtu edhe reflektim të gjendjes shpirtërore. Ishte hedhur mësë mirinë celuloid gjithë ai emocion që ne kishim dhënë në muzikën dhe tekstin e kësaj kënge. Natyrisht tani presim që ky emocion të transmetohet te publiku ashtu sikurse ne pretendojme. Me pak fjalë mendojmë që ja kemi arritur qëllimit tonë.

Sa të rëndësishme janë çmimet në një kompeticion? A nuk është më i rëndësishëm “çmimi” që të jep publiku duke kënduar këngën tuaj?

Albani: Cmimet në kompeticione definitivisht janë shumë të rëndësishme. Përsa i përket çmimit të publikut, padiskutim që ai është më i rëndësishmi dhe tregon suportin më të madh që një artist mund të ketë. Kur sheh se njerëzit e dinë këngën tënde dhe e këndojnë bashkë më ty ai është çmimi më i madh dhe vetëm atëherë mund të thuash se ia ke arritur qëllimit për të qënë i suksesshem. Në të kundërt, asnjë çmim nuk do t’ia vlente.

Miriami: Kemi shembuj të shumtë të këngëve të vlerësuara me çmime të rëndësishme, por që kanë humbur dhe asnjë nuk i mban mend më. Të gjitha këto do të thonë që çmimi i publikut vendos mbi çdo çmim tjetër.

Ne jemi të kënaqur që ju shohim bashkë edhe në kënge, por pse u deshën afro tre vjet që të bënit një duet me njëri tjetrin? Ku qëndron vështirësia më e madhe ndërkohë që ju jeni gjithë kohës bashkë dhe e njihni njëri tjëtrin në formën më të mirë?

Albani: Dueti ka vonuar se pavarësisht faktit që ne jemi prej kohësh bashkë dhe dimë gjithçka rreth njëri tjetrit, secili nga ne ka një stil të tijin, ka një përvojë muzikore personale, e cila nuk është thjesht rastësore, por e përshtatur mësë miri me elementë të tjerë të rëndësishëm për të patur sukses tek publiku. Përveç kësaj nuk e kemi patur në synimet tona një realizim të duetit muzikor.  Është kjo arsyeja kryesore përse ky duet, sikurse edhe ju e cilësoni vonoi aq shumë.

Miriami: Jam dakord me atë që tha Albani. E kemi diskutuar kohë më parë bashkarisht dhe në këtë pikë kemi rënë dakord të dy. Nuk është se fakti që ne jemi të lidhur me njëri tjetrin duhet domosdoshmërisht të kemi edhe duet. Ne jemi dy persona të lidhur nga ndjenja por jo nga kënga dhe kam përshtypjen që do të kemi këtë marrëdhenie për një periudhë të gjatë kohore.

U bënë disa vite që jeni lidhur bashkë dhe bashkëjetoni.  Cilat janë planet tuaja më të afërta dhe a keni menduar për martesë?

Albani: E kemi menduar por jo si një alternativë të momentit pasi nuk e shohim si domosdoshmëri apo ndryshim të madh. Gjithsesi nuk po flasim për një të ardhme shumë të afërt.  Jemi shumë mirë kështu siç jemi dhe për këtë arsye nuk e kemi menduar mundësinë e martesës.

Miriami: Nuk është se po të ishim të martuar do të ndryshonte ndonjë gjë midis nesh. Martesa për shumë persona mund të simbolizojë një ndryshim shumë të madh, por realisht në marrëdhënien tonë nuk tregon ndonjë diferencë të konsiderueshme. Është mëse normale që edhe unë, si shumë femra të tjera, mendoj për dasmën, për fustanin që do të vishja në atë ditë të veçantë, për të organizuar një festë të madhe me miq e kushërinj. Martesa është një ndër evenimentet më të rëndësishme në jetën e një personi por  gjithsesi ajo vjen ne momentin e përshtatshëm për të dy partnerët.

Thonë që nuk ka dashuri pa xhelozi, ç’mendim keni ju për këtë shprehje?

Albani: Qesh… Unë jam pak xheloz por mendoj se kjo është pjesë e të qenit i dashuruar në një raport sentimental. Nëse një person nuk do të ishte xheloz ndaj partneres së tij, atëherë ka diçka që nuk shkon. Gjithsesi une di të ruaj limitet dhe nuk jam aq xheloz sa të kthehem në një shqetësim për Miriamin. Xhelozia është një ndjesi që mund të jetë prezente tek unë në momente të caktuara, por asnjeherë nuk jvuaj prej saj.

Miriami: Të të them që nuk jam fare xheloze do të duket sikur gënjes, pasi ndonëse Albani nuk më lë shkas për të xhelozuar ajo është një ndjësi që lind natyrshëm. Gjithsesi, ne jemi artistë dhe ndodhemi shpesh mes publikut, admiruesve dhe e shikojmë këtë gjë si një pjesë të punës sonë, krejt normale. Nëse ne shkojmë në një pub për të kënduar ose jo, e ndodh që ka vajza që e shikojnë Albanin apo shkojnë dhe e përqafojnë, gjë që për një çift tjetër mund të përbënte shkak për sherr, mua nuk më ngacmon aspak ky fakt. Profesioni na ka mësuar ti menaxhojmë siç duhet të gjitha situatat.

Në cdo marrëdhënie në çift ndodh që të ketë zënka, qofshin këto edhe jo për arsye shumë madhore. Për çfarë arsye ju ndodh më shpesh të grindeni me njëri tjetrin?

Albani: Si në çdo raport, edhe mes nesh mund të ndodhë shpesh të kemi zënka të natyrave të ndryshme. Ndonjëherë këto zënka janë aq të shpeshta saqë mund të përsëriten çdo ditë. Qesh… Debatet ndodhin për motive tepër të kota, sa ndonjëherë e ndiej veten të përfshirë kot dhe aty tërhiqem, por pa lënë shumë të kuptohet nga Miriami. E rëndësishme ështeë që kur ndiej se e teproj tërhiqem menjëherë.

Miriami: Është shumë e vërtetë. Rasti konkret, para pak ditësh u grindëm pasi kishim blerë ushqime për në shtëpi. Unë dola me qese dhe prisja tek ashensori vetëm, ndërsa Albani ndërroi tre here parkim se nuk po i pëlqente, pastaj ndaloi tek roja bisedoi me të dhe unë nuk e prita më por u ngjita vetëm. Kur e takova i thashë se nuk të pres më sa herë që ti të vonohesh. Si kjo ka edhe shumë raste te tjera. E shikoni sa absurde janë zënkat tona? Qesh…

Tanimë që ju shohim kaq të lumtur pranë njëri tjetrit, na lindi rrufe një tjetër pyëtje duke shpresuar të gjejë zbatim në çiftin tuaj. Për lumturinë e përjetshme cili është mendimi juaj?

Albani: Nëse është fjala për lumturinë që vjen nga dashuria mund edhe të jetë e përjetshme, përse jo? Në sensin e përgjithshëm, mendoj se nuk është e vërtetë ngaqë një njeri nuk mund të jetë tërë jetën i lumtur, pasi jeta ndonjëherë të rezervon edhe të papritura. Duke qënë shumë komplekse, në jetë çdo person ka momentet e tij të trishtimit.

Miriami: Ndryshe nuk do të quhej jetë nëse nuk do të kishtë ndërthurrjen e të gjitha ndjesive. Përsa i përket lumturisë së përhershme ne çift, edhe mund të ndodhë që lumturia të zgjasë përjetësisht.

Kemi interes të dime planet tuaja muzikore për të ardhmen. Cfarë keni menduar të realizoni?

Albani: Unë po merrem me përgatitjen e një albumi të ri muzikor i cili kërkon shumë përkushtim dhe përgjegjësi. Ky është albumi im i tretë dhe pretendoj të jetë shumë më tepër i realizuar se albumët e parë. Mendoj të ketë 15 këngë gjithsej të ilat mund të jenë pjesërisht të ndëërthurrura me njëra tjetrën. Kjo është ajo çka unë po mendoj personalisht të cilën e konsideroj edhe sfidën time më të madhe të momentit.

Miriami: Unë do të marr pjesë si prezantuese në disa Gala që organizohen në Gjermani ku dhe do të këndoj. Kam bindjen që do të jetë një eksperiencë shumë e rëndësishme dhe produktive për mua. Përveç kësaj kam disa projekte televizivë që shpresoj t’i realizoj se shpejti për televizionin gjerman, detajet do të mësohen me kalimin e kohës.

 

Nje mesazh të fundit për fansat tuaj që janë te shumtë në numër?

Albani: Ata janë suporti ynë më i madh, dhe e them me bindje që pa publikun e ngrohtë që na ka përkrahur ne nuk do të kishim arritur suksesin që tanimë pretendojmë se e kemi arritur.

Miriam: Ju dua pafundësisht të gjithëve, dhe urojmë te mos ju zhgenjejmë asnjeherë për përkrahjen tuaj.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close